Bekim Çollaku, shef i stafit të presidentit Hashim Thaçi, tha se Kosova është vonuar shumë sa i përket liberalizmit të vizave.
Në një bisedë për RTK-në, Çollaku ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, duke rikonfirmuar se ky proces nuk është vetëm kusht për liberalizimin e vizave, por edhe për anëtarësim në BE dhe NATO.
Çollaku, duke folur për reagimin e ambasadorit amerikan ndaj komisionit të ri për demarkacion i cili dy ditë më parë, tha se pohimet e komisionit janë të pabazuara, çorientuese dhe të gabueshme.
“Gjithçka që ka ndodhur deri më tani është një zvarritje, krejtësisht e panevojshme, e cila i ka kushtuar më së shumti Kosovës dhe qytetarëve të saj, pra izolimi vetëm sa është thelluar. Në vend se ne në vitin 2016 të lëviznim pa viza, ne akoma po diskutojmë si ta ratifikojmë një marrëveshje ndërkombëtare e cila është e obligueshme për tu ratifikuar. Të gjithë parterët ndërkombëtar dhe jo vetëm ShBA-të, po na bëjnë apel që të mos humbasim kohë, sepse koha është tepër e rëndësishme”, tha ai.
Çollaku ka thënë se dialogu me Serbinë në formatin e presidentëve do të rifillojë pas zgjedhjeve lokale.
Sipas tij, dialogu është jetik për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe ky proces do të përfundojë me njohje reciproke.
“I nisur në mars të vitit 2011, dialogu mes Kosovës e Serbisë ende nuk ka përfunduar. Përkundrazi, negociatat për normalizim të raporteve mes këtyre dy shteteve tashmë pritet t’i nënshtrohen së ashtuquajturës ‘faza përmbyllëse’ e këtij procesi”, tha Çollaku.
Sipas tij, çështja është kryesisht politike.
“Çfarë kompromisi ose çfarë arazhmanesh do të bëhen ndërmjet dy shtetesh të cilat në mënyrë formale dhe me një marrëveshje ndërkombëtare obligative pajtohen që të i mbyllin të gjitha konfliktet ose çështjet e hapura dhe pajtohen që të ecin përpara si dy shtet të pavarura. Nuk mund të specifikojmë se çfarë çështjesh, por çështja është politike dhe nuk flasim më për çështje teknike siç kanë qenë kadastër, diploma etj. Pra flasim për nj pajtim për një marrëveshje ndërkombëtare që shënon pajtimin ndërmjet dy shteteve dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore të dy shteteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.
Çollaku foli edhe për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, duke u shprehur optimist se ky proces do të përfundojë me sukses dhe në koordinim të plotë dhe me partnerë strategjikë të Republikës së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Kë e kanë zënë nëpër shtëpi, i kanë vra”, dëshmitarët rrëfejnë për dëbimet nga shtëpitë e torturat ndaj civilëve

Katër persona të lënduar në një aksident trafiku në Vogovë të Gjakovës

Miteva: Qeveria vendosi, nesër është ditë jopune për institucionet shtetërore në Koçan

Ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë: Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, Kosovën e kemi mike

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras fajëson Këshillin Evropian dhe shtetet anëtare për mos heqjen e masave ndaj Kosovës

Konjufca shkon për ngushëllim te familja Thaçi - e quan ish presidentin njërin prej bartësve më të rëndësishëm për popullin

Vrasja e Bedri Rexhepit, krejt çka ndodhi në seancën gjyqësore

Sekuestrohen rreth 3 mijë euro false, arrestohet një person në Prishtinë

KDI tregon kur mund të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin