LAJMI I FUNDIT:

Çollaku për AFP: Thaçi, presidenti më proevropian në rajon

Çollaku për AFP: Thaçi, presidenti më proevropian në rajon

Agjencia Franceze e Lajmeve AFP ka shkruar lidhur me ashpërsimin e gjuhës së liderëve kosovarë kundër Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, AFP shkruan se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditëve të fundit ka theksuar se Kosova nuk ka marrë asgjë që i është premtuar – siç është udhëtimi pa viza në BE – në këmbim të miratimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Kosova e ka mbajtur fjalën e saj. Komuniteti ndërkombëtar nuk e ka mbajtur”, tha Presidenti në muajin tetor në një prezantim të një studimi që tregon se shumica e shqiptarëve të Kosovës e konsiderojnë gjykatën si të padrejtë dhe se më shumë se gjysma janë të gatshme të protestojnë nëse luftëtarët e UÇK-së do të akuzohen.


Sipas AFP-së, Thaçi, 49 vjeçar, tha se zotimet e paplotësuara për Kosovën përfshinin aplikim të shpejtë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe UNESCO, udhëtimin pa viza në BE dhe krijimin e ushtrisë së saj.

“Bashkësia ndërkombëtare nuk i ka përmbushur asnjërën nga këto premtime; përkundrazi, udhëtimi Euro-Atlantik i Kosovës është bërë më i vështirë”, tha ai në muajin tetor.

AFP citon shefin e stafit të Presidentit të Kosovës, Bekim Çollaku, të cilin e përshkruan se një nga bashkëpunëtoret më të ngushtë të Thaçit. Në një prononcim për AFP ka hedhur poshtë sugjerimin se shefi i tij po i kthen shpinën Evropës.

Ai është “pa dyshim kreu i shtetit më pro-BE në Ballkanin Perëndimor, madje edhe më gjerë”, tha Çollaku.

Por Kosova ka nevojë për “trajtim të barabartë” me atë të fqinjëve të saj dhe “për sa kohë që nuk është kështu, Presidenti nuk mund t’i duartrokasë ata që e lënë Kosovën të izoluar”, shtoi ai pa përmendur gjykatën speciale.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori