Çokollata nuk është vetëm e preferuara e të shëndoshëve, por përmban edhe një shumë të madhe proteinash shumë të shëndetshme për kurën e trupit tonë, fytyrës dhe flokëve, duke mos harruar trajtimet relaksuese.
Shumë e vërtetë, çokollata, që shpesh evitojmë ta hamë për të mos u shëndoshur, përveçse antidepresiv, ka dhe shumë funksione tjera. Të shikojmë se si i shërben kozmetikës, për kurën e trupit dhe flokëve tona.
Në një studio kozmetike është zbuluar se me një përzierje të kakaos pluhur, balsam natyral dhe pak vaj ulliri mund të arrihet një maskë që i dhuron flokëve shkëlqim dhe një butësi të paimagjinueshme.
Edhe trajtimit të fytyrës mund t’i vijë në ndihmë kakao: Bëjmë një përzierje të kakaos, mjaltit dhe kosit. Rezultati do të jetë një lëkurë e butë dhe shumë e freskët, si ajo e një fëmije. Sigurisht qëndron rreziku se ndërkohë që aplikoni maskën mund tju lind dëshira për ta ngrënë atë…
Kalojmë në terapinë e trupit: Për t’u relaksuar s’ka më mirë se një masazh. Edhe masazhi mund të bëhet nëpërmjet përzierjes së çokollatës. Përzierja: Merrni gjysmë kile çokollatë, përgatiteni me ujë të ngrohtë duke e përzier vazhdimisht. Sapo të jetë gati duhet aplikuar në trup, pa u ftohur mos harroni. Pasi e aplikoni në trup duhet ta lini të bëj efektin e saj për 45 minuta. Rezultati: Lëkurë e butë dhe me shkëlqim.
Këshillë: Mos e lani trupin me sapun, por me një shkumues të thjeshtë për trupin.
Terapia me çokollatë po bëhet shumë e aplikueshme në disa qendra estetike. Gjatë kërkimeve u zbulua dhe diferenca mes një masazhi normal dhe një masazhi me çokollatë, të nxehtë, shërben për të hapur poret dhe papastërtitë aktive që përmban terapi. Shumë qendra estetike kohët e fundit e kanë kuptuar vlerën e çokollatës dhe po e aplikojnë atë çdo ditë e më shumë.
A duhet të mungojë çokollata në jetën e një çifti?
Absolutisht jo. “Çokollata e terapisë për çiftet”, risia e momentit. Bëhet fjalë për një trajtim që zgjat rreth një orë e gjysmë dhe që bëhet bashkë me partnerin. Pas masazhit, do ishte mirë një banjo relaksuese me ujë të ngrohtë. Përveçse se kënaqësisë përfitoni dhe një lëkurë të butë dhe shkëlqyese.
Zgjidhni maskën e duhur në varësi të lëkurës suaj
Që të kemi një fytyrë sa më të pastër dhe sa më të shndritshme duhet që t’i kushtojmë një kujdes të veçantë. Për këtë duhet që të ndjekim disa këshilla.
1. Zgjidhni maskën që ju kombinon (mos u tërhiqni nga maskat që mund të bëjë shoqja juaj mbase keni lëkura të ndryshme).
2. Shumë prej jush mund të kenë nevojë për dy maska njëkohësisht (qëllon që balli ka lëkurë të yndyrshme, ndërsa pjesa poshtë (mjekra) mund të ketë lëkurë të thatë.
3. Mos përdorni maska më shumë se një herë në javë (zakonisht mjafton një, por ka edhe përjashtime).
4. Nëse keni lëkurë të thatë përdorni maska hidratante.
5. Nëse keni lëkurë të yndyrshme maskat ideale janë pastruesit.
6. Lëkura e lodhur kërkon maskë rigjeneruese.
Fytyra duhet të pastrohet me kujdes dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë. Çdo herë pas kësaj larje nuk duhet të mungojë kremi i ditës, apo i natës. Estetët në përgjithësi japin rregulla strikte dhe të posaçme në lidhje me lëkurën. Çdo maskë ka një procedurë përdorimi të veçantë. Ajo mbështet tek dëshira, durimi dhe koha në dispozicion e personit që kërkon të kujdeset për lëkurën. Çdo kush që kërkon të përdorë maskë për fytyrën duhet të zgjedhë një ditë të përshtatshme, pra duhet të jetë sa më i lirë në mënyrë që ti përkushtohet sa më shumë maskës.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës