Qeveria e Libanit pritet të jap dorëheqje të hënën, më pak se një javë pasi një shpërthim masiv ndodhi në një port detar të Bejrutit, një burim i tha CNN.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, incidenti i së martës la të vdekur së paku 160 persona si dhe lëndoi 6,000 të tjerë.


Me këtë rast, mijëra protestues dolën në rrugët e kryeqytetit për të kërkuar llogari nga qeveria për menaxhimin e situatës aktuale.

Deri më tani tri ministra të kabinetit tashmë kanë dhënë dorëheqje, përfshirë edhe shtatë anëtarë të parlamentit.

200808123509 16 beirut protest 0808 exlarge 169

Libani po përballet me krizën më të rëndë ekonomike në dekada, e shkaktuar edhe nga pandemia e coronavirusit.

Ndërkohë, dëmet si pasojë e shpërthimit në Bejrut, pritet të prekin shifrën prej 15 miliardë dollarë, deklaruan zyrtarët ditë më parë.

Kështu, vendet e huaja e miratuan të dielën një pako emergjente, dhe pritet t’ia dhurojnë Libanit rreth 253 milionë euro. /Telegrafi/