LAJMI I FUNDIT:

Çmimorja për parkingun në Prishtinë, LVV e kundërshton: Shumë më të larta se çmimet e dakorduara me kontratë

Çmimorja për parkingun në Prishtinë, LVV e kundërshton: Shumë më të larta se çmimet e dakorduara me kontratë

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka kundërshtuar listën me çmimet që janë përcaktuar për parkingun nëntokësor në kryeqytet, duke thënë se janë çmimet e vendosura janë shumë më të larta se me ato të  dakorduara me kontratë.

LVV thekson se në këtë rast është evidente se ka të bëjë me shkelje të kontratës nga ana e operatorit privat dhe miratim në heshtje nga ana e organeve komunale, konkretisht kryetarit Përparim Rama dhe kabineti i tij.

Lexoni të plotë postimin e LVV në Prishtinë:


Lëvizja VETËVENDOSJE!-Qendra Prishtinë, kundërshton listën e çmimeve/tarifave për operim të cilat janë caktuar nga operatori ekonomik për “Parkingu Nëntokësor” te Fakulteti Filologjik.

Në kontratën koncesionare në mes të Komunës së Prishtinës dhe shoqërisë tregtare “Parking Center” sh.p.k., të nënshkruar me datën 30.10.2019, konkretisht në shtojcën 9 që ka të bëjë me tarifat e parkingut, janë të caktuara tjera çmime nga ato që tashmë i kemi parë në media dhe në vet objektin e parkingut. Po nashtu, në këtë shtojcë, thuhet se çmimet indeksohen një herë në 3 vjet dhe për çdo ndryshim duhet pajtimi i të dy palëve.

Siç mund ta shihni në fotot që i kemi postuar, çmimet e vendosura tani (foto 1) janë shumë më të larta se çmimet e dakorduara me kontratë (foto 2).

Në këtë rast është evidente se kemi të bëjmë me shkelje të kontratës nga ana e operatorit privat dhe miratim në heshtje nga ana e organeve komunale, konkretisht kryetari Rama dhe kabineti i tij.

Kërkojmë nga personat përgjegjës, zyrtarët e Komunës së Prishtinës, kryetari Përparim Rama dhe vartësit e tij, menjëherë ta sqarojnë këtë çështje si dhe ta mbrojnë dhe ta zbatojnë në përpikëri kontratën e këtij projekti. Tarifat duhet të vendosën siç parashihet me marrëveshje dhe të sanksionohen shkelësit e kontratës.

Shqyrtimi dhe indeksimi i tarifave për parking mund të bëhet, ashtu siç thuhet në marrëveshje, vetëm pas 3 viteve dhe në marrëveshje me Komunën e Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori