LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës në Shqipëri, Balluku përgënjeshtron lajmet për uljen e çmimit të naftës në bursë

Çmimi i naftës në Shqipëri, Balluku përgënjeshtron lajmet për uljen e çmimit të naftës në bursë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja shqiptare e Energjisë, Belinda Balluku tha sot se Bordi i Transparencës nuk ndikon në çmimin e naftës.

Në përgjigje të interesit të mediave lidhur me çmimin e lartë të naftës në vendin tonë, Balluku përgënjeshtroi lajmet për uljen e çmimit të naftës në bursë.

“Bordi i Transparencës është aty për të kontrolluar dhe për të bërë transparencë publike. Është e rremë që çmimi në bursë ka rënë. Ata i referohen çmimit krudo, ne i referohemi produktit diezel. Është transparente të shihet si janë çmimet sot në bursë”, tha Balluku.


Sipas Ballukut, çmimi më i lartë i naftës në Shqipëri ka lidhje vetë me taksat e inkorporuara brenda këtij çmimi, ndryshe nga vendet e rajonit që e kanë të ndarë.

Rreth dy javë më parë, çmimi i naftës në tregjet globale arriti në nivelin më të ulët që prej muajit shkurt, kohë kur nisën edhe tensionet e luftës Rusi-Ukrainë.

Rënie ka pasur edhe në bursën Platts, ku shiten produktet e përpunuara që janë direkt për konsum.

Ndërkohë, Balluku ka thënë se qeveria ka vendosur të shtrijë edhe me tre muaj të tjerë kompensimin për shoqëritë e linjës e transportit ndërqytetës dhe qytetas.

Balluku tha se vendimi është në vazhdën e paketës anti-krizë dhe nuk do të ketë impakt në buxhetin e shtetit.

“Kjo paketë të qëndrojë në fuqi për muajin gusht, shtator dhe tetor. Kemi përcaktuar një masë kompensimi për kompanitë e transportit si pjesë e paketës antikrizë duke pasur parasysh se transporti rrugor mban një peshë shumë të madhe në vend. Nuk do të ketë impakt shtesë në buxhetin e shtetit pasi është parashikuar që nga fillimi i vitit në paketën antikrizë”, tha Balluku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori