Një kilogram drithëra nga importi në mars 2024 kushtoi së paku 42 për qind më lirë se në marsin e vitit të kaluar (referuar sasisë së importeve dhe çmimeve të drithërave nga doganat), por në tregun e brendshëm, buka dhe produktet e brumit shënuan rritje të mëtejshme të lehtë gjatë muajit mars, raportoi INSTAT.
Të dhënat mbi inflacionin tregojnë se, çmimi i bukës dhe drithërave në vendin tonë u rrit në muajin mars 2024 me 1.5 për qind më shumë se në marsin e vitit 2023.
Sipas të dhënave nga doganat, një kilogram drithë në mars 2023 është importuar me vlerë 63 lekë, ndërsa në mars 2024 me vlerë mesatare 36 lekë për kilogram, ose 42 për qind më pak, raporton Monitor.
Ky shembull tregon se tregu shqiptar nuk është elastik ndaj ndryshimeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Kur çmimet rriten, ato reflektohen menjëherë në tregun e brendshëm në një masë më të lartë se tregu ndërkombëtar, por kur uljet ndodhin, ato nuk reflektohen.
Në vitin 2022, çmimet e bukës e drithërave u rritën ndjeshëm me 20 për qind si rrjedhojë e shtrenjtimit të grurit nga sulmet e Rusisë në Ukrainë. Më pas Çmimet kanë vijuar të rriten sërish, ndonëse me ritme më të ngadalësuara, ndonëse tregu global u qetësua.
Prodhuesit e bukës ankohen vazhdimisht për rriten e kostos në tregun e brendshëm për fuqinë punëtore sidomos, por çmimet e lëndës së parë që krijojnë koston më të madhe të aktivitetit janë përgjysmuar.
Importuesit përveç rënies së çmimeve në tregun ndërkombëtar janë duke u favorizuar edhe nga rënia e euros që ka çuar në rritje ekstra të fitimeve të tyre.
Çmimet e ulëta të drithit kanë rritur importet gjatë tremujorit 2024. Grosistet janë duke kryer furnizime me çmim të lirë, por nga konsumatorët nuk janë duke përfituar. Tregjet e vendit vuajnë nga rregullimi dhe mbikëqyrja si në drejtim të çmimeve dhe sigurisë ushqimore.
Vitin e kaluar u importuan 287 mijë tonë drithë, me rritje vjetore 19 për qind. importi i drithërave ka qenë në ulje gjatë dekadës së fundit, për shkak të tkurrjes së popullsisë dhe plakjes së saj.
P.sh., në vitin 2023, importet e drithërave ishin 21 për qind më të ulëta se në vitin 2020. Por vitin e kaluar importi i këtij produkti u ringjall, pas një rënie të mprehtë në vitin 2021, ku pati shumë prodhim vendas nga frika se lufta në Ukrainë mund të sillte mungesa në tregjet ndërkombëtare.
Mbjellja e grurit u rrit në vitin 2021, e nxitur edhe nga qeveria, por kur nisën korrjet, çmimet në tregjet ndërkombëtare ranë aq shumë, sa një pjesë e madhe e prodhimit vendas mbeti stok në magazina, ose shkoi në vete- konsum, duke sjellë rënie të importit.
Por këtë vit importet e drithërave janë rigjallëruar edhe më shumë, për shkak të çmimeve të lira dhe pritjeve për rritje të konsumit për shkak të rritjes së numrit të turistëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës