Zhvilluesit e pronave shpresojnë që karpatet e thepisura që ngrihen thikë mbi ujërat e qartë të Adriatikut të Malit të Zi, do të tërheqin pushuesit për të shpenzuar miliona në apartamentet luksoze të ndërmarrjeve ambicioze të zhvillimit të risorteve turistikë.
Megjithatë, kjo zonë, një ish-bazë ushtarake, mbetet një përzierje bunkerësh, barakash të vjetra dhe pajisjesh të ndryshkura ushtarake, dhe asnjë nuk do të nxitonte për të paguar 8 milionë euro për një vilë luksoze dhe aq më pak për një apartament.
Në të njëjtën kohë, hotelet dhe restorantet përgjatë asaj që njëherë e një kohë ishte vija bregdetare Jugosllave, po përgjysmojnë çmimet e tyre si pasojë e rënies më të madhe prej periudhës së luftërave të Ballkanit, në fund të viteve 90-të.
“Duhet ta pranoj që jam i shqetësuar, është viti me krizën më të rëndë”,- thotë kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanoviç për Rojters. “Është e vështirë të besosh që industritë, duke përfshirë edhe atë të turizmit, të vazhdojnë biznesin me të njëjtat ritme”.
Përpara disa muajsh, liderë të Ballkanit parashikuan se do t’i shpëtonin pasojave të recesionit më të keq botëror.
Tani, shumë prej tyre thonë se vijnë në radhë direkt pas SHBA-së dhe pjesës tjetër të Europës, dhe një sezon i keq turizmi mund të godasë rëndë ekonomitë e Malit të Zi dhe Kroacisë, të cilat patën pjesën e tyre edhe në luftën fatkeqe të Jugosllavisë në vitet 90-të.
Të dyja këto vende mbështeten më shumë në të ardhurat e turizmit se çdo vend tjetër europian, dhe ato përbëjnë një të katërtën e ekonomisë së tyre, sipas Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve. Këto dy vende kanë mjaft shanse të hyjnë në recesion këtë vit.
Ulja e të ardhurave mund të vonojë ose të reduktojë miliarda dollarët që priten nga investimet e turizmit për vite me radhë dhe mund të ketë një efekt serioz në pagesat e borxheve, duke bërë edhe më kërcënuese huatë e jashtme nga institucione si Fondi Monetar Ndërkombëtar apo të banka tjera komerciale.
MADONNA DHE ROLLING STONES
Që prej hapjes së tij në 2006-ën, hoteli i klasit të lartë me 322 dhoma, Hotel Splendid, në dalje të Budva-s (qyteti kryesor bregdetar i vendit), ka tërhequr mjaft të famshëm të pasur si Madonna apo Rolling Stones.
Tani, bashkëpronari i hotelit, Zarko Raduloviç, po ul çmimet e dhomave me 30 për qind, duke ofruar edhe paketa të leverdishme si udhëtim nga Beogradi dhe qëndrim për dy net, vetëm për 240 euro.
Grupi i tij i biznesit, Stars Hotel Group, pret që sivjet vetëm të mbulojë shpenzimet, por Raduloviç, që është edhe president i Shoqatës Malazeze të Hotelierëve, shqetësohet se viti 2010 mund të jetë edhe më keq.
“Shpresoj që vitet 2011 dhe 2012 të jenë më mirë”,- thotë ai.
Në qytetin mesjetar të murosur të Dubrovnik-ut, firma më e madhe kroate e hoteleve Valamar, e cila shfrytëzon 39 prona, thotë se ka në plan të hapë një hotel 46 milionë dollarësh me 401 dhoma, deri në muajin maj.
“Në disa prej pronave tona, ne presim një ulje të kërkesës, dhe për të kompensuar këtë, po ofrojmë një variete të gjerë me paketa tërheqëse”,- thoshte anëtari i bordit drejtues Zrinko Kamber.
Shumë hotele dhe restorante po flasin për të ulur çmimet nga 10 deri në 20 për qind. Kroacia ka anuluar përkohësisht disa nga kriteret e dhënies së vizave për disa nacionalitete dhe ka reduktuar taksat e turizmit.
“Ne do të goditemi”,- thotë Ministri i Turizmit të Malit të Zi, Predrag Neneziç. “Do të ishim shumë të lumtur me një rënie prej vetëm 5 për qind në të ardhurat”.
Edhe Kroacia shpreson për të tilla shifra, megjithëse disa parashikojnë rënie prej 20 për qind në të ardhurat, e cila do t’i detyronte ata të ristrukturonin buxhetin.
Çfarë presin investitorët
Investuesit, gjithashtu presin çmime të ulëta. Miliarderi egjiptian, Samih Saviris, i grupit ndërtues Orascom Development, është duke konsideruar mundësinë e investimeve në gadishullin Lustika, në hyrje të Gjirit të Kotorit, ku njëherë e një kohë strehohej flota Veneciane.
Në një intervistë, Saviris thoshte se shpresonte se Mali i Zi do të përdorte uljen ekonomike për të kontrolluar rrëmujën e kohëve të fundit teksa rusët dhe investues të tjerë pushtuan tregjet, duke blerë dhe ndërtuar. Tabela të mëdha nëpër rrugë, akoma reklamojnë në rusisht dhe anglisht apartamente dhe oferta investimi.
“Mali i Zi, duket më mirë tani pasi ka humbur atë nxitimin e rrëmujshëm, që po largonte nga vëmendja e qeverisë dhe e njerëzve kodin e rregullit të ndërtimit”,- tha ai të mërkurën.
Kjo zbritje e çmimeve e Malit të Zi mund të komplikojë paksa planet e tij për t’u diferencuar nga Kroacia, duke u ngjitur më lart në treg. Për të eliminuar turistët ekonomikë, që nuk frekuentojnë restorantet, Mali i Zi tani inspekton makinat, duke lejuar vetëm rezerva ushqimesh për një ditë.
“Kroacia duket qartë se ka zgjedhur opsionin e turizmit masiv”,- thotë Peter Munk, themelues i Barrick Gold si dhe investuesi më i madh që ka konvertuar një ish-port të marinës në një kompleks jahtesh në Tivat të Malit të Zi. “Mali i Zi ka zgjedhur një taktikë më të kujdesshme për turizmin.”.
Kompleksi i tij Port Montenegro planifikon të hapë vendet e ankorimit të jahteve dhe hotelet kësaj vere, por do të ngadalësojë punën nëse dobësohet kërkesa.
Megjithëse në kohë të paqarta, investime të gjera parashikohen edhe nga hotelierët luksoze të grupit Amanresorts, që kërkojnë të rindërtojnë ishullin Sveti Stefan dhe shtëpitë e gurta të tij të shekullit të 15-të, ku kanë qëndruar më parë yje të kinemasë si Sophia Loren dhe Elisabeth Taylor.
Ata shpenzuan fillimisht 20 milionë euro, por kostot e rindërtimeve në ishull dhe në dy pronat bashkangjitur, u ngjitën në 80 milionë euro, thotë menaxheri i projektit Jean-Pierre Barratin.
I mbyllur në 2007-ën, Sveti Stefan ka akoma një rrugë të gjatë për të bërë. Një vizitë e kohëve të fundit në ishull tregonte dhoma të zhveshura dhe pak punë ndërtuese në zhvillim.
Sektori i parë ka një vilë të gjerë me gjashtë dhoma, që u hap në dhjetor. Kryeministri Italian, Silvio Berluskoni, qëndroi aty kohët e fundit, por prenotimet për sezonin janë shumë modeste.
Gjithsesi, kompania thotë se e ardhmja është e ndritur.
“Mali i Zi dhe Kroacia, sipas pikëpamjes sime, kanë bregdetin më të bukur në Europë”,- thotë Adrian Zecha, themelues i Amanresorts. “Është akoma i pashfrytëzuar në krahasim me bregdetin perëndimor të Mesdheut, që është tejet i ndërtuar”.
Shumë destinacione të njohura turistike të Adriatikut janë të dëshpëruara për investime. Korkula, ishulli më i populluar i Kroacisë, me një mur rrethues mesjetar, akoma ka hotele të rëndomta shtetërore të epokës jugosllave, dhe tentativat për privatizime kanë dështuar.
“Pa investime serioze, mendoj se turizmi do të mbetet në vend”,- thotë kryetari i bashkisë së Korkula-s Mirko Duhoviç. “Mali i Zi ka hapur dyert për investitorët, ata janë më liberalë dhe kanë zhvilluar mjaft investimet turistike”.
Megjithëse ata presin kohë më të ashpra ekonomike, banorët gjejnë qetësi në faktin se ato nuk mund të jenë më të këqija se luftërat e viteve 90-të. “Ne i mbijetuam krizës në 1991-shin dhe do t’i mbijetojmë edhe kësaj here”,- thotë kryetari i bashkisë së Dubrovnik, Dubravka Suica.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje