LAJMI I FUNDIT:

Çmimet dhe arrestimet e policëve shkas i përplasjes Qalaj – Kusari Lila

Çmimet dhe arrestimet e policëve shkas i përplasjes Qalaj – Kusari Lila

Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj ka kritikuar deputetët e Vetëvendosjes se sot në debatin parlamentar minimizuan krizën e ekonomike në vend me rritjen e çmimeve, duke u lavdëruar me arrestimet e fundit të disa policëve.

Ndaj tij, ka reaguar ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, e cila tha se ish-drejtorit të policisë duhet t’i vijë keq për keqinterpretimet që sipas saj ai është duke i bërë.

“Sot pati shumë abuzime dhe referencë në fjalimin tim, me tendencë për t’u abstrahuar kinse nuk e përmenda se jemi në krizë. Në krizë jemi, e përmenda, por gjithashtu në mes çka ju harruat ishin të gjitha veprimet dhe aksionet e qeverisë që ju nuk i merrni parasysh. Së fundmi, deputeti Qalaj e filloi me arrestimin e policëve. Qalaj si një ish-drejtor i policisë në Kosovë do të duhej ta vlerësonte këtë aksion, si e para. Dhe, si e dyta të keni mundësi të bëni lidhshmërinë midis kontrabandës, korrupsionit, për të cilin dyshohen mbi 50 veta, dy shefa të pikave doganore dhe zhvillimeve ekonomike për brenda. Përderisa gjithashtu deklaroni çka kërkojnë policët në depot e kompanive ushqimore. Çka mendoni ju nëse gjenden 100 mijë litra vaj pa dokument të origjinës, kush duhet të shkojë, sekser, që të merren vesh për ndarjen e profitit apo duhet të shkojë Policia e Kosovës se është vepër penale. 100 mijë lira vaj të pa dokumentuara janë zënë në depo, natyrisht se duhet të shkojë Policia e Kosovës. Nuk ka autoritet tjetër, dhe është procedurë penale. Mua me vjen keq për ju si një ish-zyrtar i lartë i policisë, më i larti në vend, të bëni kësi reference ose keqinterpretime për fjalimin tim”, tha ajo, raporton KP.


Deputeti Qalaj iu kundërpërgjigj Mimoza Kusari-Lilës, duke i thënë se Qeveria nuk ka asnjë meritë për arrestimin e policëve të dyshuar për korrupsion.

Meritë për këtë, Qalaj tha se kanë Inspektorati Policor dhe prokuroria, si dy institucione të pavarura.

“Nuk e keni kuptuar reagimin tim në lidhje me arrestimin e policëve, unë vetëm thash që çfarë roli ka qeveria në arrestimin e atyre policëve dhe e përgëzova Inspektoratin Policor, Prokurorinë e Shtetit. Por, asnjë meritë nuk e ka kjo qeveri për atë punë. Është punë e organeve të pavarura të hetuesisë, në këtë rast e inspektoratit dhe prokurorisë. Dhe e dyta kurrë nuk është punë e krimeve ekonomike për të shkuar për të kërkuar mallra nëpër depo, është punë e inspektoratit, ATK-së, doganës, por jo e krimeve ekonomike. Më tregoni cili nen ose ligj e detyron policinë e krimeve ekonomike për mallra të cilat janë e inspeksioneve, e kurrë e policisë. Policia mund të shkojë në mbështetje, por jo polica të shkojë të konfiskojë”, tha ai.

Debati parlamentar për rritjen e çmimeve është duke vazhduar me diskutime të deputetëve. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori