Producenti Clive Davis dhe filmi i ardhshëm biografik i Whitney Houston “I Wanna Dance with Somebody” konfirmojnë thashethemet e vjetra për marrëdhënien e ikonës së ndjerë me asistenten e saj, Robyn Crawford.
“Filmi e bën të qartë. Ato patën një lidhje njëvjeçare në adoleshencë, njëvjeçare”, tha Davis në një intervistë të re me “Extra” që u transmetua të enjten (23 dhjetor).
Davis është një producent në filmin biografik me aktoren britanike Naomi Ackie në rolin e Houston, dhe Stanley Tucci si ekzekutuesin legjendar të muzikës.
Filmi, i cili do të shfaqet premierë të premten (24 dhjetor), tregon suksesin e Hustonit në krye të top-listave, dhe kulmin dhe uljet e jetës së saj personale, duke përfshirë mëmësinë, varësinë nga droga dhe martesën e trazuar me këngëtarin Bobby Brown, shkruan PageSix.
Davis tha për “Extra” se filmi theksoi marrëdhënien e saj me Crawford, pjesërisht, sepse “ka pasur kaq shumë artikuj që janë përpjekur të gjurmojnë varësinë e saj për të qenë një lezbike e frustruar – sa që ajo kurrë nuk u takua me një burrë përpara se të takonte Bobbyn, e cila ishte krejtësisht e pasaktë”, tha ai.
Kjo nuk është hera e parë që thashethemet trajtohen që kur Houston ndërroi jetë në vitin 2012.
Crawford gjithashtu konfirmoi se ajo dhe Houston kishin një marrëdhënie fizike në librin me kujtime të vitit 2019 “A Song for You: My Life with Whitney Houston”.
Në libër, Crawford përshkroi puthjen e saj të parë me Houston, duke shkruar se ishte “e gjatë dhe e ngrohtë si mjaltë”.
“Ndërsa u qetësuam, sytë na u mbyllën, nervat e mia u ngritën dhe zemra ime rrahte furishëm. Diçka po ndodhte mes nesh. Ne kurrë nuk folëm me emërtime si lezbike apo homoseksualë. Ne thjesht jetuam jetën tonë dhe shpresoja se do të vazhdonte kështu përgjithmonë”, tha ajo.
Marrëdhënia fizike e Crawford dhe Houston përfundoi në vitin 1982 kur këngëtarja filloi të fokusohej në karrierën e saj të muzikës.
Më vonë ajo u takua me Jermaine Jackson, i cili gjithashtu përmendet në film. Ajo u martua me Brown në 1992.
Po çfarë do të kishte menduar Houston për filmin?
“Ajo dhe unë ishim mjaft të sinkronizuar në pothuajse çdo çështje. Unë jam krenar dhe besoj se edhe Whitney do të ishte krenare”, përfundoi Davis. /Telegrafi/