Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, akuzoi Byronë Federale të Hetimeve (FBI) për pasaktësi, pasi ajo ka konstatuar se rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton, nuk ka kryer sjellje kriminale me emailet e saj.
Pas hetimeve të reja, drejtori i FBI-së, James Comey, tha se në komunikimet e Clintonit nuk është gjetur asgjë për të ndryshuar vendimin e Byrosë, të marrë në muajin korrik.
Trump tha se ka qenë e pamundur për FBI-në të rishikojë 650,000 emaile për një kohë të shkurtër, transmeton Evropa e Lirë.
“Clinton po mbrohet nga një sistem i manipuluar. Është krejtësisht sistem i manipuluar. E kam thënë për kohë të gjatë”, tha Trump në një tubim në Miçigen.
“Hillary Clinton është fajtore, ajo e di, FBI e di, njerëzit e dinë. Tani, u mbetet amerikanëve të sjellin drejtësi në kutitë e votimit më 8 nëntor”, tha Trump.
Ndërsa, Clinton nuk ka folur për letrën e drejtorit të FBI-së në lidhje me hetimet, fushata e saj ka thënë se është e kënaqur me zgjidhjen e çështjes.
Në një tubim në Nju Hempshir, Clinton ka thënë se vendi po përballet me “një moment të vlerësimit” dhe se amerikanët duhet të zgjedhin midis “ndarjes dhe bashkimit”.
Në korrik, FBI ka thënë se Clinton, si sekretare e Shtetit, ka qenë “shumë e pakujdesshme” në trajtimin e materialeve të klasifikuara, pasi ka përdorur emailin privat, por nuk janë gjetur prova që dëshmojnë se ka kryer krim.
Megjithatë, 11 ditë përpara zgjedhjeve, drejtori i FBI-së, James Comey, ka trazuar garën, duke hapur hetime të reja kundër Clintonit.
Në një letër drejtuar Kongresit të dielën, Comey tha se hetuesit kanë punuar pandërprerë në emailet e fundit, të cilat janë gjetur në fillim të tetorit.
Emailet thuhet se janë gjetur në lap-topin e ish-burrit të njërës prej ndihmëseve më të afërta të Clintonit, ish-kongresistit Anthony Weiner, i cili akuzohet për dërgimin e mesazheve seksuale te një vajzë 15 vjeçe.
Comey tha se hetuesit nuk kanë gjetur arsye për të ndryshuar vlerësimin e mëhershëm të FBI-së se Clinton nuk duhet të akuzohet për trajtimin e informacioneve të klasifikuara.
Sot, vetëm një ditë përpara zgjedhjeve, Clinton dhe Trump do të udhëtojnë në disa shtete, në përpjekje për të bindur votuesit se përse e meritojnë votën e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?