LAJMI I FUNDIT:

Clemens Koja: Deputetët t’i vendosin interesat e vendit para gjithçkaje

Clemens Koja: Deputetët t’i vendosin interesat e vendit para gjithçkaje

Kuvendi dhe udhëheqësit politikë duhet të marrin vendime në lidhje me perspektivat e ardhshme të vendit. Kur pyetje të tilla vijnë në Kuvend, deputetët kanë një përgjegjësi për të vënë interesat e vendit mbi çdo gjë tjetër, thotë kreu i Misionit të OSBE-së në Shkup, Clemens Koja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai në intervistë për AIM-në tha se me kërkesën e opozitës për të zgjedhur kryeprokuror të ri si një kusht për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, për të cilën nga qeveria thonë që kërkojnë amnisti për ish-udhëheqësin Nikolla Gruevskin, OSBE në vazhdimësi do ta mbështet përgjegjësinë, duke përfshirë të gjitha abuzimet e pretenduara të publikuar nga bisedat e përgjuara telefonike.

“Misioni ynë ndjek rastet PSP-së që nga fillimi dhe ne vazhdojmë të monitorojmë gjykimet në vazhdim. Kohët e fundit kemi publikuar një raport të përkohshëm me gjetjet tona, duke shënuar sfidat dhe sukseset e PSP-së, si dhe disa rekomandime që mund të kontribuojnë në avancimin e sistemit ligjor. Mendoj se çështja e përgjegjësisë është në fakt një çështje për sundimin e ligjit. Janë ngritur aktakuza serioze, akuzat janë konfirmuar nga gjykatat dhe gjykimet janë në pritje. Të pandehurit kanë të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe natyrisht duhet të konsiderohen të pafajshëm para se të provojnë fajësinë. Unë besoj se epilogu i mashtrimit të përgjimit duhet të shkruhet përmes procesit ligjor”, thotë Koja.


Ai vlerëson gjithashtu se sistemi kombëtar i drejtësisë është përballur me shumë sfida gjatë viteve të fundit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori