Site icon Telegrafi

Me çka duhet të shoqërohen antibiotikët për t’i evituar problemet me lukth dhe barkqitje – flet farmacistja Mehaj 

Farmacistja Dardana Mehaj në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka sqaruar lidhur me përdorimin e antibiotikëve dhe shoqërimin me medikamente tjera në mënyrë që të mos kemi probleme me lukth dhe barkqitje.

Ajo theksoi se ka grupe të antibiotikëve që gjithmonë duhet me u shoqëru me një produkt tjetër në mënyrë që të mbrohet flora bakteriale e zorrëve.

“Ka grupe të antibiotikëve që gjithmonë duhet me u shoqëru me një produkt tjetër që me mbrojt florën bakteriale, në këto raste jepen laktobacilet…”, tha ajo.

Sipas saj, për këtë farmacistët duhet t’ua sqarojnë pacientëve mënyrën e përdorimit të antibiotikëve, në çfarë kohe të merren, me çka duhet të shoqërohen, etj.

“Ka raste kur përdorimi i antibiotikut me një lëng mund të shkaktojë probleme. Ka pas pyetje a mund ta pi me qaj të nxehtë ose kafe, e që nuk duhet të shoqërohet assesi…”, tha Mehaj.


Sipas saj, ka raste kur marrim antibiotikë e që kanë efekte të dëmshme edhe në lukth, e në raste të tilla sipas Mehajt duhet të merret një produkt që e mbron lukthin…

“Pra, gjithmonë duhet me shoqëru me produktin adekuat për ta mbrojtur organizimin nga antibiotiku…”, tha ajo.

Podcastin për këtë pjesë ku farmacistja flet për përdorimin e antibiotikëve mund të ndiqni nga minuta 34:40. /Telegrafi/

Exit mobile version