Në përputhje me legjislacionin në fuqi do të merren veprime për pasuritë e paluajtshme në veri të vendit të terroristit, Milan Radoiçiq, dhe më pas pritet tu jepen në shfrytëzim organeve të sigurisë.
Por, deri në atë moment do të mirëmbahen nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar dhe nga Policia e Kosovës.
Kështu ka deklaruar në TV Dukagjini, Genc Nimoni, këshilltar i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Tashmë kemi vendime dhe urdhra të gjykatës për konfiskim dhe sekuestrim. Dhe MD-ja do të thotë edhe sipas rolit të saj është duke e vazhdu këtë operacion. Kemi edhe rezultate në këtë drejtim, kemi mjete të konfiskuara. Sepse dallojnë kategoritë, në rastet kur kemi mjete me të cilat kur veprat penale ose ka marrë pjesë direkt në këtë agresionin e 24 shtatorit ne në bazë të legjislacionit të fuqi ne bëjmë edhe konfiskim dhe kjo edhe ka ndodhë. Janë konfiskuar 34 vetura, pastaj kemi mjete të tjera që janë mjete luftarake bazuar në atë që kishte ndodhur sulmi terrorist i 24 shatori”, ka thënë Nimoni.
Nimoni ka treguar se konfiskimit me automatizëm i janë nënshtruar edhe disa pasuri të paluajtshme dhe se këto presin një vendim të gjykatës që të ketë mundësi të shfrytëzohen më pas.
“Ka pasur disa prona që janë edhe mjete ashtu me i quajt, që i janë nënshtruar me automatizëm konfiskimit dhe gjithashtu edhe paluajtshmeri, paluajtshmeritë e konfiskuara janë vila në Ujman e Radoiçiqit, pastaj një restaurant në veri dhe banesë anë aktin e 6 në pjesën veriore të vendit.
Kështu që këto janë të sekuestruara dhe presin edhe vendimin e gjykatës që të konfiskohen përfundimisht dhe të kemi mundësi sipas ligjit, t’i shfrytëzojmë…”, ka shtuar Nimoni.
“Në kuadër të këtyre ka edhe mjete të tjera duke filluar me dy vetura të rënda të blinduara, 26 vetura të ndryshme, janë dy motor ushtarakë, ekskavatorë, makineri të rëndë, raketahedhës dhe mjete të tjera që veç janë konfiskuar ose më mirë i janë nënshtruar konfiskimit më automatizëm, marr parasysh se janë përdor në sulmin e 24 shatorit”.
Ish-nënkoloneli i policisë, Refki Morina, ka thënë se vila e Radojçiqit dhe lokalet e tij janë përdorur për qëllime kriminale në të kaluarën, duke kërkuar të bëhen ende hulumtime, pasi, siç thotë ai, nuk mund të përjashtohet mundësia se mund të ketë armatime të fshehura.
Ai ka përgëzuar institucionet në Kosovë, që sot kanë konfiskuar dhe sekuestruar pasuri të Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, shtatorin e vitit të kaluar.
Morina ka thënë se villa e Radojçiqit dhe lokalet e tij janë përdorur për qëllime kriminale në të kaluarën, duke kërkuar të bëhen ende hulumtime, pasi, siç thotë ai, nuk mund të përjashtohet mundësia se mund të ketë armatime të fshehura.
“I përgëzoj institucionet që kanë kontribuar në këtë aksion për sekuestrimin dhe konfiskimin e pronave të Radojçiqit, në vazhdën e hetimeve në grumbullimin e fakteve, është edhe sekuestrimi i pasurisë, ajo nuk është vetëm villë, është më shumë se villë, ku dyshohet se janë trafikuar armë, drogë njerëz, daljen që e ka në ujë, e ka në Serbi, është përdorur për qëllime kriminale në të kaluarën, duhet ende të hulumtohet se mund të ketë armatime të fshehura”, ka thënë Morina.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës