LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 17° fair_day

Me çka krenohet kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi gjatë mandatit qeverisës

Me çka krenohet kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi gjatë mandatit qeverisës

Përgjatë një viti e gjysmë deri sa është në pushtet, Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka cilësuar si arritje kryesore të tij, funksionalizimin e komunës, shtrirjen e sovranitetit dhe sipas tij lindjen e diellit për qytetarët e Leposaviqit pas 30 vitesh.

“Për një vit ne kemi qenë këtu të mbyllur, puna më e madhe është që kemi arritur t’i bindim amerikanët dhe ndërkombëtarët që këtu nuk ka problem, nuk e kemi problemin me qytetarin serb por e kemi pas me banda dhe njerëz të korruptuar. Arritja më e madhe është që kemi shtri sovranitet edhe kemi arrit që komunën ta stabilizojmë edhe ta kthejmë në Komunë të Republikës së Kosovës. Kur kemi ardhë unë si kryetar e jena hi, në ditët e para, kjo komunë ka qenë krejt me dokumentacione serbe edhe simbole serbe”, tha Hetemi.

Projekti që sipas Hetemit ka ekzistuar me vite të tëra, mirëpo nuk është kryer asnjëherë është “Kompleksi Sportiv” në Leposaviq dhe sipas tij do të përfundojë vitin e ardhshëm.


“Investimet i kena nis me FFK-në mas pari para tre muj dite. E kena një marrëveshje d.m.th. është këtu në qytetin tonë në Leposaviq. Është kompleks sportiv, me të gjitha të tjerat, me bazen olimpik me të gjitha. E kemi një marrëveshje e ia kemi nis punës. Para dhjetë viteve (ka fillu) edhe absolut pos një vend një gropë ish ba ty, edhe na e kemi ndërmend me FFK-në me rregullu. Ne kemi dikun sivjet i buxhet 800,000 euro”, tha ai.

Sipas kryetarit të Leposaviqit, 50 përqind do të investojë komuna e 50 përqindëshin tjetër do të investojë Federata e Futbollit të Kosovës.

“Komuna ia ka nis, e kemi rregullu fushën e futbollit, kështu që vazhdojnë punët. Aty do të ketë edhe një shetitore, rreth e rreth me ulëse, barin me rregullu, atë bazen, ka investime milionëshe. Besoj që vitin që vjen përfundon”- u shpreh ai.

Në buxhetin prej 2.9 milionë euro për vitin 2025 të aprovuar nga asamblea komunale e Leposaviqit, pjesa më e madhe e të hollave do të shkojnë në asfalt. Sipas Hetemit komuna ka nevojë për një investim të tillë.

“Se më herët, këtu nuk kishin asfaltuar rrugë. Është interesante tash kur të kritikojnë unë e di që edhe prej mas luftës Leposaviqi është i njëjtë. Miliona prej Serbie, miliona prej Kosovës, prej Bashkësisë Evropiane, prej të gjithave. Unë kam menduar që këtu nuk ka varfëri, por këtu ishte varfëri e skajshme në qytetin e Leposaviqit. D.m.th. këtu ka përfituar vetëm një grup ose Lista Serbe me disa njerëz që e dina ne që janë bërë miliaderë”, përfundoi Hetemi. /Kallxo.com/

Në trend

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori