Civil: Përgjegjësi nga të gjithë për zgjedhje korrekte, demokratike dhe të lira

Organizata qytetare Civil – Qendra për liri u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve dhe palëve të involvuar në procesin zgjedhor që t’i respektojnë ligjet dhe të realizohet proces zgjedhor demokratik, korrekt dhe i lirë.
Nga partitë politike kërkojnë që ta respektojnë Kodin zgjedhor, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë, që ta respektojnë heshtjen zgjedhore dhe t’i ndërpresin planet eventuale, nëse të tilla ekzistojnë, për ryshfet zgjedhor, presione dhe manipulim të votuesve.
Nga prindërit dhe kuadri arsimor kërkojnë t’i respektojnë fëmijët dhe të lënë jashtë politikës. Sipas tyre, fëmijët nuk guxojnë të keqpërdoren për qëllime politike dhe nuk guxojnë që të përfshihen në fushatat e partive politike.
Të ndalohet dhe sanksionohet çdo tentim që të prishet heshtja zgjedhore dhe të shkelen ligjet e lidhura me procesin zgjedhor. Nuk guxon, të ketë tolerancë për çfarëdo lloj presioni, kërcënimi ose korrupsion (blerje të votave), apelojnë nga Civil.
Kërkojnë dhe e inkurajojnë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve që t’i përdorë ingerencat e tij ligjore deri në maksimum dhe të realizojë proces zgjedhor ligjor, demokratik, korrekt dhe të lirë.
Deri te anëtarët e këshillave zgjedhorë porosisin që ashpër të lëvizin deri te procedurat dhe Kodi Zgjedhor, të jenë të sjellshëm, profesional dhe dinjitoz në realizimin e detyrave të tyre në ditën e zgjedhjeve. I inkurajojmë që të mos u nënshtrohen presioneve eventuale dhe veprimeve korruptuese të strukturave të caktuara.
Për çdo informatë e cila u nevojitet, duhet të paraqiten në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve ose në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Çdo tentim për presion ndaj tyre ta paraqesin në polici, por edhe Civil qëndron në dispozicion për paraqitje të rasteve të tilla.
Civil u bën thirrje qytetarëve që të votojnë lirshëm, sipas bindjes personale.
“Askujt nuk i kanë borxh. Gjithçka që u premtojnë partitë dhe kandidatët në cilat do zgjedhje, në fakt, u përket atyre, sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë”, thonë nga Civil.
Organizata qytetare Civil – Qendra për liri ka të akredituar 191 vëzhgues dhe për këtë arsye, thonë, nevojitet ndihmë nga të gjithë qytetarët e vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm, të njoftojnë për të gjithë shkeljet, edhe më të vogla, në heshtjen zgjedhore, për të gjithë kërcënimet dhe presionet, ndërsa posaçërisht për tentimet që të kryhet ryshfet zgjedhor.
Për të gjithë ata të cilët nuk do ta gjejnë veten në Listën zgjedhore, theksojnë, këtë ta paraqesin në Civil.
Theksojnë nevojën për sjellje të kujdesshme të këshillave zgjedhor, vëzhguesve partiak, policisë, agjencive private për sigurim dhe pjesëmarrësit e tjerë në procesin zgjedhor dhe bëjnë thirrje që të paraqiten parregullsitë.
Civil dërgoi thirrje edhe deri te mediat që të jenë objektive dhe profesionale.
“Gazetarët në këtë periudhë kanë përgjegjësi të madhe shoqërore. I inkurajojmë të jenë në lartësi të detyrës së tyre dhe të manifestojnë përgjegjësi maksimale profesionale dhe morale. Për çdo problem me të cilin ballafaqohen, ne u qëndrojmë në dispozicion”, thuhet në kumtesën nga Civil – Qendra për liri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë