LAJMI I FUNDIT:

City siguron shërbimet e sulmuesit sensacion, ka shënuar 18 gola deri më tani

City siguron shërbimet e sulmuesit sensacion, ka shënuar 18 gola deri më tani

Manchester City po kalon nëpër një krizë të madhe të rezultateve këtë edicion, gjë që nuk i kishte ndodhur moti kohë.

Skuadra e Pep Guardiolas është aktualisht 11 pikë prapa liderit Liverpool dhe ka dy ndeshje pak më pak.

Problemi më i madh është dëmtimi i fituesit të Topit të Artë, Rodri, i cili ka lënë një boshllëk të pariparueshëm në mesfushë.


Guardiola nuk e fsheh në konferencat për shtyp se klubi do të kërkojë zgjidhje të reja dhe kështu do të përpiqet të rifreskojë skuadrën. Mediat angleze shkruajnë se një emër spikati në krye të listës së Cityt.

City po planifikon shtatë transferime në afatin kalimtar të janarit
Lexo po ashtu City po planifikon shtatë transferime në afatin kalimtar të janarit

Është sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Omar Marmoush që City duket se e ka siguruar atë.

Egjiptiani është aktualisht një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe ka 18 gola dhe 12 asistime në 24 ndeshje këtë sezon.

Vlera e tij u trefishua në vetëm gjashtë muaj dhe tani shkon në 60 milionë euro.

Marmoush mbërriti në Gjermani nga klubi Wadi Degla në vitin 2017, konkretisht në Wolfsburg, ku nuk arriti të bënte përshtypje dhe Eintracht e solli falas në verën e 2023.

Në sezonin e parë ai kishte 17 gola dhe gjashtë asistime, ndërsa tani ka vazhduar të përparojë me shpejtësi.

Mediumi Caught Offside shkruan se transferimin e tij nuk duhet ta presim në janar, por City është kandidati kryesor për të sjellë egjiptianin verën e ardhshme për 70 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

“Fitorja ishte e merituar”, Ancelotti i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve vjen me katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori