Atletico Madrid mund të mbetet pa mesfushorin e saj më të mirë, Koke.
Reprezentuesi spanjoll ka treguar formë të lartë në tri vitet e fundit dhe si duket tani është koha për tu larguar nga Atletico Madrid.
Ish-kampionët e Anglisë, Manchester City janë skuadra favorite për transferimin e spanjollit në Ligën Premier.
Por Manchester City ka bërë një plan të mirë për transferimin e Kokes dhe këtë mendon ta realizojë gjatë afatit kalimtar të verës.
City do t’i ofrojë Atletico Madridit 55 milionë euro për transferimin e Kokes në ‘Etihad Stadium’.
Ndërkohë lojtari do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me shtatë milionë euro pagë vjetore, që do të ishte dyfishi i asaj që fiton në Atletico. /Telegrafi/