Manchester City ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Bristol Cityt në ndeshjen e parë gjysmëfinale në kuadër të Kupës EFL, të njohur edhe si Carabao Cup.

Duke qenë se ndeshja zhvillohej në Etihad Stadium dhe meqë kundërshtari bën gara në Championship, skuadra e Pep Guardiolas ishte favorite që ta siguronte kualifikimin që në ndeshjen e parë.


BobbyReid (Foto: Getty Images)

Mirëpo, Bristoli tregoi edhe njëherë se nuk e ka eliminuar rastësisht Manchester Unitedin në çerekfinale, duke i rezistuar edhe liderit të Ligë Premier.

Ishte skuadra mysafire që kaloi e para në epërsi me golin e Bobby Reid nga penalltia (44') dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

DeBrynne1 (Foto: Getty Images)

Në minutat e para të gjysmës së dytë, Kevin De Bruyne e barazoi rezultatin pas asistimit nga Raheem Sterling (55').

Dhe kur pritej që ndeshja të përfundonte baras, Sergio Aguero (90'+2) e shënoi golin e fitores.

Aguero 1 (Foto: Getty Images)

Manchester City ka një epërsi të lehtë para ndeshjes së kthimit që zhvillohet në Bristol dhe vazhdon të jetë favorit për t'u kualifikuar në finale të Kupës EFL. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6cvdhm

https://www.dailymotion.com/video/x6cvd18

https://www.dailymotion.com/video/x6cveky

telegrafi sport app