LAJMI I FUNDIT:

Çitaku tregon detaje për sulmin me vezë

Çitaku tregon detaje për sulmin me vezë

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka folur edhe njëherë për sulmin që u bë ndaj saj mbrëmë në Amerikë.

Çitaku thotë se personi që e sulmoi është edhe shtetase amerikane dhe se në vezët e ziera kishte të shkruara mesazhe seksiste.

Lexoni të plotë postimin e Çitakut në Facebook:


Postimi i Çitakut në Facebook:

“Së pari faleminderit shumë për mesazhet e shumta.  Më duhet ta sqaroj, që as që e kam pas ndërmend ta publikoj incidentin.

U detyrova të reagoj dje pasi që Blerta, zonja qe shkaktoi incidentin e vogël e kishte publikuar dhe kishte dhënë deklaratë në një portal.

Më vije keq që ky incident I vogël ka trazuar familjen time në Kosovë. Poashtu më vije keq që e tëra ndodhi në prani të Ambasadorit Hill, dhe rreth 100 të pranishmëve, të cilët nuk po kuptonin cka po ndodhte. Policia e Denverit erdhi menjëhere.

Sulmi ndaj një Ambasadori të akredituar, sado i vogël qoftë, në SHBA është çështje shumë serioze. Nuk pranova të hap rast dhe të ngris padi ndaj Blertës, dhe e luta edhe Universitetin e Denverit mos të bëjë diçka të tillë.

Blerta ishte edhe shtetase amerikane, dhe unë assesi nuk do të dëshiroja që ajo të ketë pasoja për shkak të veprimit të djeshëm.

Ata që janë shtetas amerikan e dinë mirë se çka do të thotë të kesh në historik një gjë të tillë.  Unë pajtohem që secili ka të drejtë të bëjë pyetje, të shprehë mendimin, të kritikojë, të kërkojë llogari. Por assesi nuk duhet të sulmojmë dhe të fyejmë njëri tjetrin.

Fare në fund, në vezët e ziera që u hodhën drejt meje zonja Blerta kishte shkruar disa mesazhe seksiste ( për shkak se ishin shumë eksplicite nuk po i publikoj ). Ato fjalë më lënduan më së shumti.  Edhe me kaq po e mbyllim këtë temë :-)”.

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori