LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: Ministri Sveçla duhet të skuqet nga pamjet e dhunës mbi protestuesit e PSD-së

Çitaku: Ministri Sveçla duhet të skuqet nga pamjet e dhunës mbi protestuesit e PSD-së

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA dhe zyrtarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga policia gjatë arrestimit të anëtarëve të Partisë Socialdemokrate, gjatë një aksioni të këtyre të fundit mbi veturat e qeveritare, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për taksën prej 5 euro për “tiketat ngjitëse”me rastin e regjistrimit të automjeteve.

Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është indinjuar, zhgënjyer dhe tmerruar nga pamjet e dhumës së demonstruar mbi anëtarët e PSD-së.

“Përtej kauzës së protestuesve, me të cilën pajtohem plotësisht, ky lloj demonstrimi i dhunës ndaj tyre është tërësisht i papranueshëm”, ka shkruar Çitaku, përcjell Telegrafi.


“E di që shumica dërrmuese e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë gra dhe burra profesionistë të cilët i shërbejnë shtetit me nder”.

“Por, imazhet që pamë sot nuk do të doja t’i shihja askund në botë, e aq më pak në Kosovë.  Ministri i Brendshëm, një protestues profesionist, duhet të skuqet nga këto pamje”, ka shkruar ajo.

Gjatë aktivitetit të sotëm, të organizuar nga PSD, Policia e Kosovës arrestoi 9 anëtarë të kësaj partie, të cilët pas intervistimit u liruan.

Për këtë arsye, KMDLNj kërkon nga Inspektorati Policor i Kosovës të bëjë hetime nëse Policia ka tejkaluar autorizimet zyrtare duke përdorur forcë të tepruar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori