CINESTAR MEGAPLEX FESTON 4DX dhe SCREENX ME BILETA 1+1

Qershori ka filluar me shumë festë në CineStar Prishtina Mall, ku së pari festuan ditëlindjen me çmime speciale të biletave. Mirëpo ata kanë edhe më shumë për adhuruesit e filmit dhe kinemasë.
Këtë të diel, më 8 qershor, CineStar sjell një super ofertë të biletave në formatet premium SCREENX dhe 4DX për të gjithë adhuruesit e filmave dhe teknologjisë më të avancuar të kinemasë!
Bleni 1 biletë dhe merrni 1 tjetër falas!
Përjetoni filmat më të rinj dhe më të dashur në këto formate spektakolare: Ballerina, How to Train Your Dragon, Lilo & Stitch, Mission: Impossible – The Final Reckoning!
4DX ofron efekte të gjalla si lëvizje, aroma, ujë dhe erë që e bëjnë çdo skenë të gjallë në trupin tuaj.
ScreenX ju përfshin në film me një ekran panoramik 270 shkallë, duke ju futur thellë në çdo sekuencë.
Oferta është e vlefshme vetëm për datën 8 Qershor, për biletat e blera në formatet 4DX dhe ScreenX, online dhe në arkat e kinemasë. Gjithashtu kjo është një super mundësi t'i shikoni atraksionet që i gjeni vetëm në CineStar, dinosaurin DinoStar 17 metra, dhe robotin CineBot 5 metra!
Gjeni më shumë informacione në cinestarcinemas-ks.eu dhe bleni biletat online ose në arkat e kinemasë!.















































