Nxënësit e shkollës fillore “Xhemail Mustafa” përjetuan një ditë të paharrueshme, plot argëtim, surpriza dhe shpërblime, falë një aktiviteti të veçantë të organizuar nga Cineplexx në bashkëpunim me Frostea.

“Treasure Hunt” (Gjuetia e Thesarit) solli buzëqeshje dhe emocione tek fëmijët, të cilët u angazhuan me entuziazëm në kërkimin e voucher-ave të fshehur nga Cineplexx – të vlefshëm për filmin “Lilo & Stitch” – si dhe shijuan pijet freskuese Frostea Ice Tea.


“Ishte një ditë fantastike! Fëmijët u kënaqën jashtë mase dhe ishin shumë të lumtur që gjetën shpërblimet. Kjo lloj përvoje nxit kreativitetin, bashkëpunimin dhe e bën shkollën edhe më të dashur për ta,” – u shpreh një nga mësimdhënësit e shkollës.

Ky bashkëpunim i suksesshëm ndërmjet Cineplexx dhe Frostea është një shembull i shkëlqyer i partneritetit mes kompanive që kontribuojnë për komunitetin dhe edukimin përmes argëtimit.

Të dyja kompanitë u shprehën të kënaqura me reagimet pozitive dhe shprehën përkushtimin për të organizuar edhe më shumë aktivitete të tilla në të ardhmen.

“Stitch Week”Cineplexx fillon më 21 maj dhe zgjat deri më 25 maj, me shumë aktivitete argëtuese gjatë këtyre pesë ditëve. Festimet nisin me Premier Night21 maj, nga ora 18:30Cineplexx, ku ju presin:

-Freski me Frostea Ice Tea

-Maskota Lilo & Stitch me shumë vallëzim dhe lojëra nga Palaço me shokë

-Facepainting nga artistet e talentuara të Fjolla’s Facepaint

-Sticker “Stitch” për të gjithë fëmijët

Një mundësi e shkëlqyer për të gjitha familjet që duan të përjetojnë aventurat e dashura të Stitch-it dhe të shijojnë Ice Tea Frostea – një pije unike në treg.

Poashtu, me 22&23 maj nga ora 18:30 në Cineplexx ju presim me Maskota “Lilo & Stitch” me shumë vallëzim dhe argëtim nga Palaço me shokë, Facepainting nga duart e arta te vajzave të Fjollas Facepaint, si dhe sticker dhe poster “Stitch” për të gjithë fëmijët.

Ndërsa me 24&25 maj do kemi “Family Weekend” ku do të ketë Maskota “Lilo & Stitch” me shumë vallëzim dhe argëtim nga Palaço me Shok, Facepainting nga duart e arta te vajzave të Fjollas Facepaint, si dhe sticker “Stitch” për të gjithë fëmijët.

Gjithashtu për “Family Weekend” do kemi edhe shumëëë shpërblime nga Mango, Ozdilek, Okaidi, Four Points by Sheraton, Libraria Buzuku, Play Land, Gotart, Anime&Geek, Bioticus dhe Panda shop.

Mos mungoni, argëtim pa fund ju pret!

Biletat në shitje!