Thonë se Janari është muaj depresiv, por me filma në ekranin e madh, nuk mund të jetë!

Komedia romantike dhe CineLady do të sjellin një buzëqeshje në fytyrën tuaj, ndaj mos e humbisni dhe ejani të shikoni filmin i cili është një vazhdim i historisë së tensionuar të dashurisë bazuar në romanin me të njëjtin emër, dhe kjo histori e re me shumë intenzitet brenda saj, do t'ju çojë në Meksikën e largët dhe të ngrohtë...


BW 8 PK

Gjithashtu ky film do të jetë i disponueshëm në Gold Class nga data 25 Janar ku ju e keni mundësinë që ta shijoni edhe më shumë me darkë dhe pije që ju shërbehen derisa ju jeni duke e shikuar filmin.

Të gjithë anëtarët e kastit origjinal po kthehen. Në vazhdim të kësaj romance emocionuese, zbulojmë se si Abby, heroina e filmit Wonderful Doom, u bë zonja Maddox. Fansat e romancës së Abby dhe Travis do të marrin përgjigje për të gjitha pyetjet e tyre në lidhje me ditën (dhe natën!) të dasmës së tyre në këtë histori të larmishme…

Ndonjëherë është e nevojshme të bashkojmë forcat femërore, të thërrasim një shoqe, motër, nënë apo të treja... dhe thjesht të shijoni së bashku CineLady!

BW 77 7992 2

Përveç filmit, pije mirëseardhjeje dhe dhurata të vlefshme nga partnerët tanë ju presin për vizitorët më me fat: Klea Gold, Zeizz Vision Center by OPTIKA 1, Bratz Corset, Donika Loci

Shihemi më 25 Janar nga ora 19h në shfaqjen CineLady të dramës romantike BEAUTIFUL WEDDING!

Biletat i gjeni në cinestarcinemas-ks.eu