Disa nga veshjet dhe kostumet më të paharrueshme nga “Friends” u tërhoqën nga magazinimi – dhe u modeluan nga disa emra vërtet të mëdhenj, me rastin ribashkimit të kastit.
Cindy Crawford u shfaq në pantallonat prej lëkure ikonike të Ross, gjë që e futi karakterin në një situatë mjaft të sikletshme në një episod të paharrueshëm nga sezoni i pestë i serialit.
“Ato janë pantallonat e njëjta që Ross kishte veshur dhe i përshtaten asaj në mënyrë të përsosur!”, tha stilistja Erica Cloud, e cila u kujdes për veshjet e ribashkimit. “Askush tjetër nuk i ka veshur ato përveç dy ikonave! Ajo madje donte të vendoste pluhurin dhe losionin për foshnje në pistë, por ata përfunduan duke mos bërë asnjë përgatitje në fund”.
Segmenti i frymëzuar nga moda gjithashtu pa Cara Delevingne të veshur me fustanin rozë të Rachel.
Justin Bieber gjithashtu morri pjesë me kostumin e Halloween “Spudnik” të Ross.
‘Miqtë’ e vërtetë: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer, Matthew Perry, të gjithë u kthyen për ribashkimin special, qeshën dhe duartrokitën gjatë shfaqjes së modës nostalgjike – bashkë me LeBlanc, i cili më pas u bashkua në pasarel.
Shumë yje të tjerë bënë paraqitje gjithashtu gjatë ribashkimit, duke përfshirë Lady Gaga, BTS, Mindy Kaling, David Beckham dhe Reese Witherspoon. /Telegrafi/