Cillian Murphy ka prezantuar një pamje të re befasuese në filmin e ardhshëm të Netflix-it, “Steve”, ku luan rolin e një drejtori shkolle.

Aktori fitues i ‘Oscar’-it, i njohur nga “Peaky Blinders” dhe “Oppenheimer”, e ka cilësuar këtë rol si një prej më prekësve të karrierës së tij, duke thënë se “ia theu zemrën”.


Historia ndjek një ditë vendimtare në jetën e Steve-it, teksa ai përpiqet të shpëtojë shkollën nga mbyllja dhe të mbrojë integritetin e saj, duke u përballur njëkohësisht me betejat e tij të brendshme.

Foto: Backgrid

Një marrëdhënie e ndjeshme dhe e fuqishme zhvillohet mes tij dhe Shy-t, një adoleshent problematik që lufton mes brishtësisë dhe prirjes për vetë-shkatërrim.

Filmi është i bazuar në romanin e suksesshëm ‘Shy’ të Max Porter, i cili ka shkruar edhe skenarin.

Foto: Backgrid

I vendosur në mesin e viteve ’90, projekti sjell në ekran një kast të spikatur me Tracey Ullman, Emily Watson, Roger Allam dhe Simbi Ajikawo. Përveç rolit kryesor, Murphy është edhe një nga producentët e filmit.

Ndërkohë, Barry Keoghan ka folur për eksperiencën e punës me Murphy-n në filmin e ri të “Peaky Blinders”, “The Immortal Man”, që pritet të dalë vitin e ardhshëm dhe do të tregojë kalimin e familjes Shelby drejt periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Foto: Backgrid

Barry e përshkroi Murphy-n si një profesionist që nuk pranon asgjë më pak se perfeksioni, me një “qasje prej sportisti” dhe si “një legjendë e vërtetë” në aktrim. /Telegrafi/

Foto: Backgrid