Joe Biden, i parashikuar të bëhet presidenti i 46-të i Amerikës në janar, ka premtuar se do të ndalojë ndërtimin e një muri përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, një nga projektet kryesore të axhedës së Presidentit Donald Trump.
Agjentët federalë të sektorit Laredo të Teksasit, vëzhgojnë më shumë se 270 kilometra vijë kufitare mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Planet e miratuara parashikojnë ndërtimin e rreth 113 kilometrave mur në këtë zonë.
Shefi i Patrullës që vëzhgon kufirin në sektorit e Laredos, Matthew Hudak, thotë se muri do të ndihmonte në luftën kundër grupeve kriminale që trafikojnë njerëz dhe zhvillojnë kontrabandë në Shtetet e Bashkuara.
“Me ngritjen e murit ne u heqim përfitimet këtyre organizatave kriminale. Ato janë para që nuk do të shkojnë në Meksikë për të blerë armë, municione e të përdoren për të viktimizuar fqinjët tanë përtej kufirit”, thotë ai.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden thotë se ai nuk do të rrëzojë pjesë tashmë të ndërtuara të murit nga administrata Trump, por ai ka bërë këtë premtim.
“Asnjë metër tjetër nuk do të ndërtohet gjatë administratës sime”, tha ai.
Agjencia e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit thonë se deri në fund të vitit 2020, synimi është që në kufi të ndërtohen 724 kilometra mur.
“Presidenti Trump do të jetë president deri më 20 janar, kështu që deri atëherë, presim që ndërtimi i murit në kufi të vazhdojë”, thotë Jessica Bolter, e Institutit mbi Politikat e Migracionit.
Zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit thonë se shumica e kontratave janë lidhur tashmë dhe se po ndërtohet afërsisht 1,188 kilometra mur kufitar i financuar deri më tani. Kur zoti Biden të marrë detyrën, ekspertët thonë se ai do të ketë mundësi të ndërmarrë veprime për ato kontrata që nuk janë përfunduar ende.
“Administrata e tij mund të jetë duke studiuar se si t’u japë fund kontratave që janë aktualisht në proces, ndoshta edhe në ato vende ku ende po ndërtohet. Qeveria ka shumë liri veprimi për ta bërë këtë dhe zakonisht mund të bëhet me lehtësi, ndonjëherë duke u paguar një tarifë kompanive për përfundimin para kohe të kontratës”, thotë zonja Bolter.
Ndërkohë Gjykata e Lartë pritet të marrë një vendim rreth autoritetit që gëzon Presidenti Trump për të përdorur një sasi të madhe parash për të ndërtuar murin në kufi edhe pse tashmë janë një pjesë e madhe e këtyre fondeve. Kjo pritet të jetë një çështje për diskutim nën administratën e zotit Biden.
“Mendoj se ky do të jetë një nga ato probleme që do të gjejë zgjidhje gjatë tranzicionit politik. Vendimi i Gjykatës së Lartë realisht nuk do të ketë rëndësi”, thotë Tony Payan, e Institutit James Baker për Politika Publike në Universitetin Rice.
Zoti Biden gjithashtu ka bërë një premtim në lidhje me proceset gjyqësore të qeverisë kundër pronarëve të cilët nuk kanë pranuar të heqin dorë nga toka e tyre, për ndërtimin e murit të zotit Trump.
“Tërhiqni paditë gjyqësore. Ne do të heqim dorë nga këto projekte, nuk do t’ua konfiskojmë tokën”, thotë Joe Biden, President i Zgjedhur.
Në vend të ndërtimit të mureve, demokratët kanë përkrahur prej kohësh përdorimin e teknologjisë për të zbuluar kalimin e paligjshëm përgjatë më shumë se 3,000 kilometrave kufi në jug të vendit.
“Do të sigurohem që kemi mbrojtje kufitare, por trajtimi i kësaj çështjeje do të bazohet në përdorim e kapacitete të teknologjisë së lartë “, thotë Joe Biden, Presidenti i Zgjedhur.
Shefi i Patrullës kufitare në sektorin Laredo, Matthew Hudak, përkrah një qasje me shumë kahe ndaj sigurisë kufitare, që përfshin edhe ndërtimin e murit. Kundërshtarët e mureve kufitare thonë se ato dëmtojnë ekosistemet, duke përkeqsuar pasojat e përmbytjeve si dhe duke u shkatërruar kafshëve shtigjet e kalimit. Ata thonë se zoti Biden duhet të bëjë më shumë sesa të ndalojë ndërtimin e mureve.
“Mendoj se në disa vende duhet të rrëzohet. Dëmi është shumë i rëndë për mjedisin”, thotë Tony Payan, Instituti James Baker për Politika Publike në universitetin Rice.
Krahas çështjeve që lidhen me mjedisin, ekspertët thonë se zoti Biden jo vetëm që do të duhet të gjejë një ekuilibër mes faktorëve që lidhen me sigurinë dhe atyre humanitarë në kufi, por duhet të trajtojë edhe shqetësimet mbi shëndetin publik që ka krijuar pandemia. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Lirohen gjashtë pengje izraelite në këmbim të 602 të burgosurve palestinezë

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani – kush është favorit për të fituar?

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit