Cili lloj i ushqimit mund të shkaktojë më së shumti alergji?

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë” është folur për alergjitë dhe ndikimin e tyre në shëndetin e përgjithshëm.
Alergologu Enis Halimi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka sqaruar në detaje lidhur me alergjinë ndaj polenit, alergjitë ndaj ‘pluhurit të shtëpisë’, alergjinë ndaj pickimit të bletës, ndaj ushqimit e medikamenteve.
Halimi ka treguar po ashtu se cili lloj i ushqimit kanë më shumë gjasa të shkaktojë alergji.
“Zakonisht reaksionet alergjike mund të shkaktojë secili ushqim parimisht, por reaksione më të vrullshme mund të shkaktojnë ushqimet e thata, frutat e thata si arra, lajthi, susam, kikirikët etj.
Këto dinë të shkaktojnë reagime të vrullshme, të shpejta madje shpesh edh jetë kërcënuese”, tha ai.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/


















































