Disa janë të ndjeshëm ndaj dritës së fortë, të tjerët nuk mund të durojnë disa aroma
Fëmijët me forma të ndryshme të autizmit mund të shqetësohen nga disa ngjyra, tinguj, nga drita dhe se nga çfarë janë tepër të ndjeshëm varet nga secili individ.
Si mund t’i reduktoni stimujt e pakëndshëm shqisorë dhe t’i ndihmoni ata…
Fëmijët me autizëm mund të jenë tepër të ndjeshëm ndaj stimujve të caktuar shqisorë – intolerancës shqisore. Këto përvoja janë shumë individuale, llojet e stimujve që shqetësojnë ndryshojnë nga personi në person.
Të gjitha shqisat mund të preken. Disa fëmijë me forma të ndryshme të autizmit vështirë se mund të tolerojnë shumë tinguj dhe dritë të fortë; për të tjerët, tinguj të caktuar (për shembull, fishkëllima ose boritë e makinës) dhe lartësia e disa tingujve mund të shkaktojnë shumë shqetësim, transmeton Telegrafi.
Disa e përshkruajnë si abuzimi fizik; sepse te personat autikë tingujt e tillë shkaktojnë dridhje të trupit dhe madje edhe dhimbje. Përveç kësaj, jo vetëm tinguj të caktuar, por edhe tinguj të papritur dhe të paparashikueshëm mund t’u shkaktojnë dhimbje.
Frika nga zhurma shpesh mund të shkaktojë ndryshime në sjellje te fëmijët autikë. Për shembull, një djalosh me autizëm nuk ka mundur të tolerojë zhurmën e një fëmije duke qarë. Ai e ka pasur më të lehtë të qajë kur ishte i “përgatitur” për të dhe mund të shihte burimin, sesa kur e dëgjonte papritur, thonë ekspertët e faqes “Integrated treatment services”.
Disa fëmijë autikë shpesh e kanë të pamundur të prekin disa objekte; të tjerët nuk i durojnë dot disa erëra etj.
Në kërkime, ndjeshmëria vizuale më e zakonshme tek njerëzit me autizëm është ndjeshmëria ndaj dritës së ndritshme, dritës fluoreshente, ngjyrave dhe modeleve të caktuara (veçanërisht vija). Shumë njerëz autikë konfirmojnë se drita e fortë dhe Dielli i shqetësojnë ata dhe shpesh i bëjnë të ndihen keq. Për shembull, disa e kishin të vështirë të ecnin nëpër qytet në një ditë me diell – duke u përpjekur të gjenin hije ose të mbanin syze dielli; shkëlqimi nga trotuaret dhe vitrinat e dyqaneve mund t’i bëjë ata të ndihen keq.
Për shumë fëmijë dhe të rritur autikë, drita fluoreshente është shumë e vështirë për t’u toleruar, pasi ata mund të shohin një dridhje prej 60 ciklesh. Problemet e dridhjes mund të variojnë nga lodhja e tepërt e syve deri tek shikimi i dritës në një dhomë që pulson dhe fiket. Disa fëmijë ndihen të përgjumur kur janë ndezur dritat fluoreshente.
Ndjeshmëria ndaj ngjyrave dhe kontrastit të ngjyrave është një tjetër problem vizual për disa autikë. Për shembull, disa mund ta kenë të vështirë të shikojnë disa ngjyra, sepse kjo shkakton të përziera. Të tjerë nuk mund të tolerojnë një shije, erë, strukturë ose pamje të caktuar të ushqimit (për shembull, një ngjyrë të caktuar), apo edhe tingullin që lëshon kur e përtypin atë.
Mjedisi ndijor është shumë i rëndësishëm për autikët. Prandaj, është e rëndësishme që prindërit të njohin se cilët stimuj ndijor mund të ndërhyjnë në aftësinë e fëmijës për t’i përballuar ato ose për t’i reduktuar ose eliminuar ato ose, nëse është e pamundur, të ofrojnë “ndihma shqisore” (syze të errësuara, tapa veshi). Mbani mend, ajo që ne mendojmë se është argëtuese (për shembull, fishekzjarrët) mund të jetë e frikshme për një fëmijë me autizëm. /Telegrafi/