Site icon Telegrafi

Cilët libra duhet të lexojmë në mëngjes dhe cilët në mbrëmje?

Nuk është njësoj

Leximi zgjeron imagjinatën tonë, na ndihmon të mësojmë, sjell gëzim dhe inkurajon kujtesën më të mirë. Megjithatë, çdo lloj ka kohën e tij ideale të leximit.

Koha ideale për të lexuar

‘Non-fiction’ për mëngjes. Ky lloj libri lexohet më së miri në mëngjes nga ora 10 deri në 12, sepse është koha kur truri ynë është më i mprehtë.

Studiuesit thonë se arsyeja pse për të rriturit është më mirë të lexojnë ‘non-fiction’ në mëngjes është sepse trupi juaj dëshiron dhe ka nevojë të zgjohet dhe të stimulohet, transmeton Telegrafi.

Leximi në mëngjes ka shumë përfitime si: reduktimin e stresit, rritjen e kreativitetit, përmirësimin e aftësive të komunikimit, kujtesën më të mirë…

Sipas një studimi, gjashtë minuta lexim të vazhdueshëm çdo ditë mund të ulë nivelin e stresit me 68 për qind.

Leximi është gjithashtu i shkëlqyeshëm për të ushtruar mendjen dhe për të mbajtur trurin në formë.

getty

Lexo po ashtu Shkencërisht e vërtetuar: Çfarë i dallon njerëzit që lexojnë nga të tjerët

‘Fiction’ para gjumit. ‘Fiction’ ju ndihmon të qetësoni mendjen dhe të bini në gjumë të thellë.

Për disa njerëz, leximi para gjumit i ndihmon ata të flenë më lehtë. Nëse dëshironi të lexoni për t’ju ndihmuar të bini në gjumë, atëherë kjo është një taktikë e shkëlqyer.

Dritat e ndritshme do t’ju mbajnë zgjuar dhe do t’ju shpërqendrojnë trurin, kështu që leximi i një libri është një zgjedhje shumë më e mirë, veçanërisht nëse vuani nga pagjumësia. /Telegrafi/

Exit mobile version