LAJMI I FUNDIT:

Zjarri shkatërron “Notre Damin” e Japonisë

Zjarri shkatërron “Notre Damin” e Japonisë

Kështjella 600 vjeçare Shuri në Japoni, objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është shkrumbuar nga flakët këtë të enjte.

E cilësuar “Notre Dame” i Japonisë, kështjella historike ishte një nga atraksionet turistike të Okinavës.


Kështjella Shuri ishte ndërtuar 600 vjet më parë dhe cilësohet thesari kombëtar i Japonisë.

Zjarrfikësve u janë dashur më shumë se 10 orë në betejë më flakët, por nuk kanë mundur të shpëtojnë strukrurën e objektit, tanimë të shkrumbuar.

Autoritetet ende nuk kanë dalë në një përfundim se çfarë mund ta ketë shkaktuar atë.

Kështjella u shkatërrua pothuajse plotësisht edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Struktura aktuale është një rikonstruksion. Duke filluar nga viti 1992, kështjella qendrore dhe muret u rindërtuan kryesisht në vendin origjinal bazuar në të dhënat historike, në fotografi dhe kujtesë.

Kështjella e drunjtë e ndërtuar në kohën e Dinastisë Ryukyu, u cilësua më 1933-shin si Thesar Kombëtar i Japonisë, dhe e tillë vazhdon të konsiderohet akoma. /Ora News/

Në trend Kultura

Më shumë
Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve

Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve

Kulture
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane

Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane

Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen

Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen

Viti 1973, studentët nga Kosova dhe përshtypjet e tyre nga Korça

Viti 1973, studentët nga Kosova dhe përshtypjet e tyre nga Korça

Kulture
Çfarë është gjenocidi?

Çfarë është gjenocidi?

Kulture
Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?

Kulture
Kalo në kategori