Bota e artit dhe sportit ka humbur njerëz të mëdhenj gjatë vitit 2016.
Legjenda të muzikës të tillë si David Bowie, Prince, pastaj Sir Terry Wogan, Victoria Wood dhe në fund, dy më të papriturat – vdekja e këngëtarit George Michael dhe aktores Carrie Fisher.
Edhe në botën e sportit ka pasur humbje të mëdha, i tillë është rasti i vdekjes së boksierit legjendar, Muhammad Ali.
Më poshtë ju sjellim një listë të të famshmëve të cilët ndërruan jetë në vitin 2016. /Telegrafi/
David Bowie – këngëtari ndërroi jetë më 10 janar në moshën 69 vjeçare.
Alan Rickman – aktori ndërroi jetë më 14 janar në moshën 69 vjeçare.
Glenn Frey– këngëtari vdiq më 18 janar në moshën 77 vjeçare.
Harper Lee – aktorja vdiq më 19 shkurt në moshën 89 vjeçare.
Frank Kelly – aktori ndërroi jetë më 28 shkurt në moshën 77 vjeçare.
Tony Warren – aktori vdiq më 1 mars në moshën 79 vjeçare.
Nancy Reagan – aktorja dhe ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara vdiq më 6 mars në moshën 94 vjeçare.
George Martin – aktori ndërroi jetë më 8 mars në moshën 90 vjeçare.
Paul Daniels – aktori vdiq më 17 mars në moshën 77 vjeçare.
Douglas Wilmer – aktori vdiq më 31 mars në moshën 96 vjeçare.
Ronnie Corbett – aktori vdiq më 31 mars në moshën 85 vjeçare.
David Gest – aktori vdiq më 12 prill në moshën 62 vjeçare.
Victoria Wood – aktori vdiq më 20 prill në moshën 62 vjeçare.
Prince – këngëtari ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare më 21 prill.
Carla Lane – aktorja vdiq më 31 maj në moshën 87 vjeçare.
Muhammad Ali – boksieri ndërroi jetë më 3 qershor në moshën 74 vjeçare.
Zsa Zsa Gabor – aktorja ndërroi jetë më 18 dhjetor në moshën 99-vjeçare.
George Michael – këngëtari vdiq më 25 dhjetor në moshën 53 vjeçare.
Carrie Fisher – aktorja vdiq më 27 dhjetor në moshën 60 vjeçare.
Debbie Reynolds – aktorja ndërroi jetë më 28 dhjetor në moshën 84-vjeçare.