Antiamerikanizmi është praktikisht i fortë në Lindjen e Mesme, ndërsa vendet më pro amerikane gjenden në Evropë dhe Azi. Një sondazh i ri i Pew Research Center tregon se cilat janë vendet që kanë dashuri dhe urrejtje për SHBA-të.

Vendi ynë nuk është përfshirë në sondazhin e organizuar nga Pew Research Center.


Ndërsa interesant është fakti që Greqia është vendi i gjashtë (63%) që nuk e pëlqen SHBA-në, kurse Italia është vendi i gjashtë pro amerikan me 78%.

Gjermania është vendi i 10-të kritik me 51%, kurse nga ana tjetër Franca është vendi i 10-të me mendim pozitiv me 75%.

Vendet që urrejnë SHBA-të:
1. Egjipti (85%)
2. Jordania (85%)
3. Turqia (73%)
4. Rusia (71%)
5. Palestina (66%)

Vendet pro amerikane:
1. Filipinet (92%)
2. Izrael (84%)
3. Koreja e Jugut (82%)
4. Kenia (80%)
5. El Salvador (80%)