Nëse jeni një emigrant dhe jetoni në Hong Kong, Cyrih ose Gjenevë, jetesa ju kushton më shumë se kudo tjetër në planet, sipas Anketës së Kostos së Jetesës 2022, një raport vjetor nga firma konsulentë Mercer.
Sipas EuroNews, përcjell Telegrafi, Hong Kongu është renditur për herë të katërt në pesë vjet si qyteti më i shtrenjtë në botë për emigrantët, i ndjekur nga katër qytete zvicerane: Cyrihu, Gjeneva, Bazel dhe Bern.
Ankaraja, kryeqyteti i Turqisë, mbylli renditjen e 227 qyteteve me jetesën më të përballueshmet në botë për emigrantët.
Disa qytete më të përballueshme për jetesë janë edhe ato sikurse Bishkek në Kirgistan (në vendin e 226), Dushanbe në Taxhikistan (në vendin e 225) dhe Islamabad dhe Karaçi në Pakistan (në vendet 224 dhe 223).
Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhaga, është qyteti më i shtrenjtë për emigrantët në vendet nordike, duke u renditur e 11-ta në nivel global, derisa kryeqyteti suedez Stokholm, është më i përballueshmi, duke zbritur në vendin e 87-të në vitin 2022.
Deri ku përmbushet kualiteti i jetesës në relacion me koston e saj?
Është interesante se dy nga qytetet më të shtrenjta në botë për emigrantët, Cyrihu dhe Gjeneva, janë gjithashtu në top pesëshen e Indeksit Global të Jetueshmërisë, një raport vjetor nga The Economist Intelligence Unit (EIU) që vlerëson se cilat qytete në mbarë botën ofrojnë kushtet më të mira të jetesës. .
Mercer gjithashtu analizoi korrelacionin midis Indeksit të Kostos së Jetesës dhe Indeksit të Cilësisë së Jetesës për një listë të përzgjedhur të qyteteve globale.
Vendet me fat me koston më të ulët të jetesës, por me cilësinë më të lartë të jetesës janë Vankuveri dhe Toronto në Kanada, Stokholmi në Suedi, Lisbona në Portugali dhe Frankfurt në Gjermani.
Nga ana tjetër, Hong Kongu u zbulua se kishte koston më të lartë të jetesës, por një cilësi më të ulët jetese se shumë vende të tjera.
Raporti i Mercer konkludoi gjithashtu se vendet me kosto më të lartë jetese dhe cilësi të jetesës priren të renditen më lart për eko-miqësore, raporton EuroNews, transmeton Telegrafi.
Si llogaritet indeksi i kostos së jetesës
Renditja e qyteteve për Koston e Jetesës nga Mercer bazohet në hulumtimin e vetë grupit, që kryhet dy herë në vit dhe përfshin mbi 400 qytete në mbarë botën.
Anketa nxjerr në pah treguesit kryesorë ekonomikë si luhatjet e monedhës, inflacioni i kostos dhe paqëndrueshmëria e çmimeve të akomodimit.
Ajo pasqyron gjithashtu çmimet e mbi 200 artikujve nga kategori të tilla si shërbimet e banimit, kujdesi personal, aktivitetet argëtuese, transporti, alkooli dhe duhani.
Kriza e kostos së jetesës
Ashtu si me shumicën e gjërave gjatë dy vjetëve të fundit, raporti i kostos së jetesës për vitin 2022 është ndikuar dukshëm nga pandemia e COVID-19 dhe lufta në Ukrainë, e cila ka nxitur inflacionin në qiell dhe paqëndrueshmërinë në tregje.
Inflacioni vjetor në 19 vendet e eurozonës arriti një rekord prej 8.6 për qind në qershor, duke kaluar atë prej 8.1 për qind të regjistruar në maj, sipas shifrave të fundit të publikuara të premten nga Eurostat, agjencia e statistikave të Bashkimit Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pentagoni po shqyrton veprime ushtarake për të siguruar kontrollin e Kanalit të Panamasë?

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

“Askush nuk është i sigurt”, Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës