Muaji i Ramazanit është muaji i nëntë i kalendarit hënor islam, dhe është një periudhë e shenjtë për besimtarët myslimanë. Gjatë këtij muaji besimtarët myslimanë agjërojnë, që do të thotë se ata nuk hanë dhe nuk pinë nga agimi deri në perëndimin e diellit.

E shumë nutricistë tregojnë përfitimet e mëdha për organizmin që sjell agjërimi.


Tashmë kur kemi hyrë në muajin e Ramazanit, Urata Rexhepi, nutriciste në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për përfitimet nga agjërimi.

Ajo theksoi përfitimet nga agjërimi janë të shumta, duke nisur nga shkrirja e masës së tepërt dhjamore në trup e deri te përfitimet në sistemin kardiovaskular.

“Të rrahurat e zemrës bien, metabolizmi bazal përmirësohet, enët e gjakut zgjerohen, stabilizohet tensioni, ulet kolesteroli, largohen toksinat, etj”,

Sipas saj, agjërimi është shumë i mirë edhe për shëndetin e zorrëve.

Podcastin e plotë ku Rexhepi flet për të ushqyerit e shëndetshëm, rëndësinë e vitaminave dhe mineraleve, përfitimet nga agjërimi e procesin e autofagisë mund ta shikoni më poshtë.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/