LAJMI I FUNDIT:

Çiklizmi i Kosovës pranohet me të drejta të plota në UCI

Çiklizmi i Kosovës pranohet me të drejta të plota në UCI

Lajm i madh për sportin në përgjithësi të Kosovës. Federata e Çiklizmit e Kosovës është pranuar në Federatën e Çiklizmit Ndërkombëtar (UCI).

Në Kongresin e UCI-t që mbajt në Richmond të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, çiklizmi i Kosovës u pranua pa asnjë votë kundër.

“Të gjithë në kongres pa dallim cilës federatë votuan pa asnjë votë kundër. Ne jemi të gëzuar, kuptohet që në fund u arrit një qëllim”, tha Nuha nga Richmond ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Kjo është historike, njëkohësisht falënderojë MKRS-në, KOK-un,mediet për punën e palodhshme. Pranimi për ne do të thotë shumë, siç dihet është bërë një diskriminim i federatës tonë me vite, sepse ne e kemi ditur apo edhe e kemi lexuar statutin e UCI-t ku në asnjë Nen nuk është përmendur që së pari të jetë e pranuar KOK-u, por ne kemi pritur dhe në fund është bërë një pune e madhe dhe një lobim”, tha Nuha. /Telegrafi/