Çifti humb fluturimin pasi kërkuan këshilla udhëtimi nga ChatGPT

Ndërsa teknologjia e Inteligjencës Artificiale (Al) bën përparime të shpejta, një numër gjithnjë e në rritje njerëzish në të gjithë globin po përdorin chatbot-e për këshilla.
Ekspertët kanë këshilluar kundër delegimit të tepërt të detyrave të përditshme dhe përpunimit të mendimeve te chatbot-et e mundësuar nga Al, pas rastit me një çift spanjoll.
Çifti humbi fluturimin e tyre pasi kërkuan këshilla udhëtimi nga ChatGPT.
Në një video tani virale, Mery Caldass mund të shihet duke qarë ndërsa i dashuri i saj, Alejandro Cid, përpiqet ta ngushëllojë atë, ndërsa ata enden në aeroport.
"Shikoni, unë gjithmonë bëj shumë kërkime, por e pyeta ChatGPT dhe ai tha jo”, tha Caldass, duke iu referuar nëse ata kishin nevojë për vizë për të vizituar Porto Rikon për të parë artistin Bad Bunny të performonte.
Ajo shtoi se Al u tha atyre se nuk kishin nevojë për vizë, por nuk i paralajmëroi se kishin nevojë për një ESTA (Sistem Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit) për të vizituar Porto Rikon.
Pasi mbërritën në aeroport, stafi i linjës ajrore u tha atyre se nuk mund të hipnin në fluturim pa një ESTA.
“Nuk i besoj më atij”, shtoi ajo, duke akuzuar ChatGPT. /Telegrafi/

















































