Site icon Telegrafi

Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar

Së fundmi, kanali Mobile Dwellings në YouTube ka publikuar një video ku shfaqet një autobus shkollor i shndërruar në një shtëpi.

E ndërtuar nga Megan dhe Landon, ai nuk është thjesht autobus me shtrat.

Çatia e tij është prerë duke i dhënë automjetit mjaft hapësirë për të qenë një shtëpi për një familje, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se procesi i shndërrimit të tij ka zgjatur një vit për të përfunduar.

Gjithashtu, dyshja e kanë zëvendësuar derën e palosshme të autobusit me një derë të shtëpisë.

Siç shihet në video, pjesë e autobusit është edhe një kuzhinë dhe banjo.

Me sa duket, çifti po e shijon jetën në rrugë, nga e cila shpesh ndajnë momente në rrjete sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version