Dashuri që ka kaluar provën e kohës dhe sfidave

Ekzistojnë dashuri që i rezistojnë kohës dhe të gjitha sfidave. Edhe pse janë njohur që në adoleshencë, këta çifte të njohur kanë dëshmuar se dashuria e vërtetë mund të zgjasë një jetë të tërë.


Mes aktorëve, sportistëve dhe këngëtarëve ka nga ata që dashurinë e tyre e kanë njohur në shkollë të mesme. Ne kemi veçuar disa nga ata që janë ende bashkë dhe të lidhur fort.

1. Bono dhe Ali Hewson

Vokalisti i grupit të njohur U2, Bono, e njohu bashkëshorten e tij të ardhshme Ali Hewson kur të dy ndiqnin të njëjtën shkollë në Dublin. Ata u martuan më 21 gusht 1982, kur Bono ishte 22 dhe Ali 21 vjeç. Historia e tyre e dashurisë vazhdon edhe sot dhe janë prindër të katër fëmijëve.

2. Jon Bon Jovi dhe Dorothea Hurley

Çifti u njoh në shkollë të mesme dhe u martuan fshehurazi në vitin 1989. Gjatë një ndalese në Los Anxhelos, gjatë turneut të grupit të tij, këngëtari e çoi dashurinë e tij të shkollës në Las Vegas dhe u martuan në një prej kapelave vendore. Ata kanë katër fëmijë – një vajzë dhe tre djem.

3. LeBron James dhe Savannah Brinson

Basketbollisti i njohur amerikan dhe bashkëshortja e tij ndoqën të njëjtën shkollë të mesme në Akron, Ohio. Marrëdhënien e tyre të gjatë e kurorëzuan me martesë në vitin 2013. Ata kanë tre fëmijë.

4. Jeff Daniels dhe Kathleen Treado

Aktori amerikan i njohur për rolin në komedinë “Dumb and Dumber” (Budallai dhe më budallai) e njohu bashkëshorten e tij në shkollë të mesme në Michigan. U martuan në vitin 1979 kur ai ishte 24 vjeç, dhe janë prindër të tre fëmijëve.

5. LL Cool J dhe Simone Smith

Këngëtari, aktori dhe prezantuesi i njohur e takoi bashkëshorten e tij që kur ishin adoleshentë. U martuan në vitin 1995 dhe kanë katër fëmijë.

6. Ron Howard dhe Cheryl Alley

Regjisori i njohur, fitues i çmimit Oscar për filmin “A Beautiful Mind” (Një mendje brilante), e njohu bashkëshorten e tij në shkollë të mesme. Thuhet se kalonte aq shumë kohë me të dashurën saqë prindërit e tij përfundimisht i lejuan ta takonte dy herë në javë. Ata u martuan në vitin 1975, kur ai ishte 21 dhe ajo 22 vjeç. Sot janë prindër të katër fëmijëve.

7. Snoop Dogg dhe Shante Taylor

Ky çift dëshmon se çdo lidhje kalon nëpër faza të mira e të vështira. Calvin Cordozar Broadus, i njohur më mirë si Snoop Dogg, e njohu gruan e tij në shkollë të mesme. U martuan në vitin 1997, por u divorcuan në vitin 2004. Megjithatë, vendosën t’i japin edhe një shans dashurisë së tyre dhe në vitin 2008 i rinovuan betimet martesore. Ata kanë tre fëmijë. /Telegrafi/