Chris Brown thuhet se është duke u përballur me një padi të re, që e akuzon atë për përdhunim.
Një grua anonime ka ngritur padi kundër këngëtarit 32-vjeçar pasi dyshohet se e ka droguar dhe më pas e ka përdhunuar më 30 dhjetor të vitit 2020, sipas dokumenteve të siguruara nga tabloidi TMZ.
Dokumenti pretendon se sulmi seksual ndodhi në bordin e një jahti që ishte ankoruar në shtëpinë e Sean ‘Diddy’ Combs’ në Star Island të Miami Beach, shkruan DailyMail.
DailyMail ka kontaktuar me përfaqësuesit për media të artistit Brown dhe Combs për të marrë komente, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Jane Doe, e cila e përshkruan veten si një “koreografe, balerinë, modele dhe artiste muzikore profesioniste”, thotë se sprova filloi kur një mikeshë e saj po rrinte në afërsi të Browit.
Dy shoqet po flisnin përmes një video ‘chat’-i kur Brown dyshohet se mori telefonin e shoqes së saj dhe i kërkoi që ajo të shkonte në shtëpinë e Diddy’s Star Island sa më shpejt që të ishte e mundur.
Sapo mbërriti, ajo thotë se Brown e përshëndeti në jaht dhe e pyeti nëse donte një pije përpara se ta drejtonte drejt zonës së kuzhinës së varkës.
Deklarata pretendon se ai i dha asaj një filxhan të kuq plastik brenda kuzhinës që ishte i mbushur me një pije alkoolike të përzier.
Pasi ata biseduan, gruaja pretendon se Brown e rimbushi filxhanin e saj. Pasi filloi të pinte përsëri, ajo thotë se filloi të ndjente ‘një ndryshim të papritur dhe të pashpjegueshëm në vetëdije’.
Ajo pretendon se ndihej e “çorientuar, e paqëndrueshme fizikisht dhe filloi të binte dhe të mos flinte”, në atë moment Brown dyshohet se e futi atë në një dhomë gjumi.
Ajo thotë se në atë kohë ndihej e ‘droguar’ dhe ‘gjysmë e fjetur’.
Në dosjen e saj të padisë, thuhet se këngëtari i hitit “Beautiful People” mbylli derën e dhomës së gjumit dhe filloi ta zhveshë para se ta puthte.
Jane Doe pretendon se ajo murmuriti që ai të ndalonte, por ai vazhdoi ta përdhunonte.
Pasi arriti kulmin, ai dyshohet se u ngrit shpejt dhe tha se kishte “mbaruar”.
Dokumenti pretendon se Brown kontaktoi gruan të nesërmen me mesazhe me tekst për të kërkuar që ajo të merrte pilula për të parandaluar një shtatzëni të mundshme.
Edhe pse ishte në gjendje të dëshpëruar, ajo thotë se sërish e ka marrë pilulën.
Avokatët e Jane Doe, Ariel Mitchell dhe George Vrabeck i thanë tabloidit TMZ se ajo nuk e raportoi përdhunimin e supozuar në polici sepse ajo ishte duke ndjekur shkollën e mjekësisë në atë kohë dhe ajo shqetësohej se ankesa do të ishte një siklet.
Avokatët deklaruan se ata janë ‘të përkushtuar që viktimat të dëgjohen dhe do të nxisnin këdo që ka informacion që t’i kontaktojë ato’.
Brown ka pasur disa ngatërresa ligjore në të kaluarën, më e famshmja duke përfshirë sulmin e tij ndaj të dashurës së tij të atëhershme, këngëtares së famshme Rihanna.
Në orët e para të 8 shkurtit 2009, ai hyri në një debat me këngëtaren e hitit “Work” që përfundoi me një sulm të keq nga ana e tij, për çka ajo u kërkua të shtrihej në spital.
Ai u akuzua për sulm të rëndë dhe kërcënime kriminale muajin pasardhës, duke u deklaruar fillimisht i pafajshëm, përpara se të deklarohej fajtor për një akuzë të vetme krimi.
Ai u urdhërua të kryente pesë vjet shërbim prove, shërbim në komunitet dhe këshillim për dhunën në familje.
Të dy u ribashkuan më vonë në fillim të vitit 2013, përpara se të ndaheshin sërish më vonë atë vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës