LAJMI I FUNDIT:

Chizov: Nuk do të duartrokasim nëse Maqedonia bëhet anëtare e NATO-së

Chizov: Nuk do të duartrokasim nëse Maqedonia bëhet anëtare e NATO-së

Ambasadori rus në Bashkimin Evropian (BE), Vladimir Chizov ka porositur se Rusia mbështet zgjidhjen e çështjes së emrit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë.

Chizov u tha gazetarëve se Rusia konsideron që perspektiva evropiane paraqet dimension të globalizimit, mirëpo zgjerimi i NATO-së paraqet tentim për zgjidhje të sfidave të shekullit 21, me mjete të shekullit 20.

“Nuk do të duartrokasim nëse Maqedonia bëhet anëtare e NATO-së”, theksoi Chizov./Telegrafi/