Chicago Bulls i ka dhënë fund serisë prej shtatë fitoreve radhazi të Denver Nuggets, duke triumfuar me rezultat të ngushtë 130:127, në një ndeshje spektakolare dhe jashtëzakonisht të barabartë.

Takimi u vendos vetëm në detaje, me Bulls që shfaqën lojë më të qëndrueshme si ekip.


Ayo Dosunmu dhe Josh Giddey udhëhoqën skuadrën nga Chicago me nga 21 pikë secili, duke qenë elementi kyç në suksesin e tyre.



Pavarësisht humbjes, Denver Nuggets u mbështetën te një tjetër paraqitje të mirë nga Nikola Jokic me serbin që e mbylli ndeshjen me 36 pikë, 18 kërcime e 13 asistime.

Jamal Murray kontribuoi po ashtu me 34 pikë, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers – Milwaukee Bucks 118 : 106

Detroit Pistons – Indiana Pacers 127 : 112

Philadelphia 76ers – Los Angeles Clippers 110 : 108

Miami Heat – New York Knicks 115 : 113

Toronto Raptors – Charlotte Hornets 110 : 108

Minnesota Timberwolves – Dallas Mavericks 120 : 96

New Orleans Pelicans – Oklahoma City Thunder 109 : 126

Denver Nuggets – Chicago Bulls 127 : 130

telegrafi sport app