Modelja italiane me famë botërore, Chiara Ferragni, i befasoi të gjithë pak ditë më parë me urimin që i bëri këngëtares Dua Lipa në Instagram.
Ajo publikoi një fotografi të përbashkët me artisten shqiptare në ditëlindjen e 25-të të aj, teksa në mesin e fjalëve të shumta, shkroi diçka edhe në shqip.
“U bëfsh 100 vjeçe zemër”, ishin fjalët që Chiara shkroi në urimin e saj për Duan.
E duke marrë shumë pikëpyetje për mënyrën se si arriti ta shkuajë këtë në mënyrë të rrjedhshme, modelja italiane tregoi së fundmi personin që e ndihmoi në këtë drejtim.
Bëhet fjalë për një mike të përbashkët të tyre të quajtur Linda, e cila mesa duket e ka ndihmuar Ferragnin ta shkruaj këtë në shqip.
“Ajo është shoqja jonë shqiptare që përktheu për mua, për Duan”, tregoi Chiara në përshkrimin e fotografisë.
Chiara Ferragni ka një ndikim të madh në rrjetin social Instagram, ku ndiqet nga jo më pak se 10.8 milionë fansa. /Telegrafi/