LAJMI I FUNDIT:

Chelsea padit Atleticon, shkak Diego Costa

Chelsea padit Atleticon, shkak Diego Costa

Skuadra e Chelseas ka paralajmëruar Atletico Madrid të heqë dorë nga Diego Costa pasi sulmuesi do të qëndrojë në ‘Stamford Bridge’.

Londinezët kanë hartuar një raport ankues për ta dorëzuar në FIFA pasi skuadra e Atletico Madrid vazhdimisht krijon zhurmë për një transferim të mundshëm të Costas në Spanjë.

“Ne kemi duke hartuar një ankesë me shkrim në FIFA për lajmet që dalin brenda kampit të Atleticos ku përflitet një transferim i mundshëm i Costas. Gjithçka e kemi bërë të qartë, por klubi spanjoll vazhdon të raportojë lajme të pavërteta”, thotë një burim nga klubi i Chelseas, raporton ‘The Sun’.


Më parë edhe trajneri Antonio Conte ka bërë me dije që Costa ka vullnet për të qëndruar dhe për të dhënë maksimumin e tij te skuadra e Chelseas.