Chelsea mposht minimalisht Copenhagen e Diant Ramajt në Ligën e Konferencës

Chelsea ka triumfuar 2-1 në udhëtim te Copenhaga në kuadër të ndeshjes së parë në 1/8 e finales në Ligën e Konferencës.
Pjesa e parë ishte e qetë, pasi ekipi vendas nuk lejoi hapësira për skuadrën londineze.
Copenhaga rrezikoi disa herë portën e Chelseat, në anën tjetër portieri Diant Ramaj ishte pothuajse i palëkundur nga pozita e tij.
Por, në 45 minutat e dytë gjërat ndryshuan, me mysafirët që shënuan dy herë në portën e Ramajt.
Në minutën e 47-të, Reece James pranoi një pasim nga Marc Cucurella, duke lëshuar një goditje zhargas nga distanca për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Enzo Fernandez shënoi për 2-0 në minutën e 65-të, duke menduar se po merrnin një fitore komode.
por, Copenhaga e ngushtoi epërsinë e tyre në 2-1, kur Gabriel Pereira shënoi me kokë në minutën e 80-të.
Chelsea do ta ketë më të lehtë në duelin kthyes, pasi e zhvillon në Stamford Bridge. /Telegrafi/




































