Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Çekinë.

Challandes nuk foli shumë për formacionin dhe zëvendësimin e Vedat Muriqit të lënduar, edhe pse kishte disa pyetje në këtë drejtim.


Sipas tij ai nuk pret nga individët, por nga grupi dhe se e ka menduar formacionin.

“Muriqi? Jemi gati e qartë, nëse nuk do të ishim gati do të rrinim në Prishtinë. Muriqi është një problem. Do të gjejmë zgjedhje, nuk kemi një Muriqi tjerët, e as të ngjashëm. Jemi ekip. Në këto situata unë pres një përgjigje nga një lojtarë por nga ekipi”.

“Fitorja e Çekisë ndaj Anglisë a ua vështirësoi gjërat? Nuk mund të them që isha i befasuar nga fitorja e Çekisë ndaj Anglisë. E di që Çekia është shumë e fortë. Anglia e qartë që është më e forta. Për mua nuk ishte befasi”.

75349106 1144742999048670 2090782121118400512 n

“Tani është më e vështirë për ne. Ne e dinim që nga fillimi që grupi do të jetë shumë i vështirë”.

“Zëvendësimi i Muriqit dhe skema e lojës? Është puna ime të vendos, por është edhe puna ime të mos flas për formacionin në konferencë. Sylavhi nuk më ka treguar kush luan në vend të Schick e as unë nuk tregoj”.

“Nuk flas as për sistemin edhe pse i kam menduar të gjitha. Mund të them se në këtë ndeshje, nuk do të jetë sistemi dhe mënyra se si luajmë, ajo që do të vendos”.

74310476 534352700752042 6989571580703539200 n

Challandes nuk pranoi që t’i komentojë deklarata e taborit çek, duke thënë se në fillim e ka ditur që grupi është i vështirë.

“Nuk është puna ime që t’i komentoj deklaratat e çekëve. Ne e dimë saktë kush jemi dhe e dimë kush është Çekia. E kemi ditur që në tërheqje të shortit. E dinim që Anglia është e para, pastaj Çekia, Bullgaria e treta, Mali i Zi i katërti, pastaj ne”.

“Tani jemi këtu ta luajmë këtë ndeshje të rëndësishme. Unë mendoj se ne duhet ta marrim kënaqësi nga kjo ndeshje. Është e mrekullishme për ne qe kemi ardhur deri këtu në këtë ndeshje dhe mund të vazhdojmë të mendojmë për kualifikimin”, ka thënë Challandes.

Në pyetjen se a pret që të ndërtohet një shtatore në Prishtinë për rezultatin që i ka arritur me Kosovën, ai tha se shpreson në një gjë të tillë. /Telegrafi/

telegrafi sport app