Kërkuesit vendosën të analizojnë pozicionet e kokës dhe kuptimin e tyre bazuar në gjendjen emocionale që ka rrëfimtari. Pozicioni i ulur, i ngritur ose neutral i kokës, zbulojnë shumë për
Kur një mik ju tregon një sekret të sikletshëm, ju mund të përpiqeni ta fshihni reagimin duke e ngrirë fytyrën, por në fakt është koka ajo që tregon të gjithë të vërtetën.
Një studim i fundit ka zbuluar se mënyra sesi njerëzit e anojnë kokën, apo e mbajnë atë lart dhe sytë për poshtë–tregon lumturi ose trishtim, gjë që mund të kuptohet lehtësisht.
Steven Livingston dhe kolegët e tij nga Laboratori i Prodhimit të Rendit në Universitetin McGill, kryen dy eksperimente të ndryshme për të përcaktuar nëse lëvizja e kokës tregon emocionet. Në të parin, 12 këngëtarë të rritur, gjashtë meshkuj dhe gjashtë femra, kënduan ose shprehën deklarata neutrale, si për shembull “njerëzit po shkojnë në bankë”, sikur ishin shumë të lumtur, të lumtur, neutralë, të trishtuar ose shumë të trishtuar.
Kërkuesit përdorën të njëjtën teknologji për të kapur emocionet përmes lëvizjes, ashtu si në filmat “Avatar” apo “Lord of the Rings”, për të regjistruar gjestet e kokës.
Ata zbuluan se njerëzit e lëvizin kokën për të shprehur emocione të ndryshme.
“Eksperimenti i parë na tha se shumë njerëz e bëjnë këtë gjë. Por nuk do të thotë se këto lëvizje koke kanë ndonjë dobi”, thotë Livingstone, një partner i diplomuar në Universitetin McMaster.
Si burrat, ashtu edhe gratë, e lëvizin kokën njëlloj, shohin disi më lart për të shprehur lumturinë dhe i ulin sytë paksa poshtë për të shprehur trishtim.
Në eksperimentin e dytë, një burrë dhe një grua nga eksperimenti i parë kënduan ose shprehën fraza neutrale si shumë të lumtur, shumë të trishtuar ose neutralë.
Njerëzit përcaktuan me saktësi emocionin pa dëgjuar tonin e zërit dhe pa parë shprehjet e fytyrës. “Njerëzit kishin të drejtë në zgjedhjen e tonit të saktë të zërit”, thotë ai. “Lëvizjet e kokës, në fakt, tregojnë për emocionet e atij që flet”.
Joe Navarro, një ekspert i gjuhës së trupit dhe autor i librit ‘Çfarë thotë çdo trup’ që nuk u përfshi në studim, thotë se zbulimet tregojnë se komunikimi joverbal nga vetë natyra është në gjendje të komunikojë emocione.
Pak njerëz e marrin në konsideratë se çfarë do të thotë koka e tyre, ndaj një kokë e mbajtur lart tregon vërtet lumturi, edhe nëse personi thotë ndryshe.
“Një kokë e anuar është një komunikuese shumë e fuqishme për palën tjetër”, thotë ai.
Livingstone thotë se lëvizjet e kokës përputhen me shprehjet popullore që njerëzit përdorin rreth lumturisë apo mërzisë. “Mbaje kokën lart” apo “Vari kokën poshtë”, mbështeten te ndjenjat pozitive apo mërzia që tregon ai që flet.
“Njerëzit i përdorin këto shprehje gjatë gjithë kohës dhe ne flasim për këtë… në letërsi, për shembull, përdoret shumë marrëdhënia mes kokës dhe emocioneve”, thotë studiuesi.
Si Navarro, ashtu dhe Livingstone, theksojnë se këto gjeste mund të variojnë nga kultura. Navarro thotë se njerëzit më të rinj në Japoni, e ulin kokën kur takojnë njerëz më të vjetër për të shprehur respekt dhe jo mërzi, për shembull.
“Ndërsa lëvizjet e kokës për lumturinë dhe emocionet janë të ndryshme, ato ishin shumë të ngjashme në të folur dhe në këngë, pavarësisht ndryshimeve në akustikat vokale”, thotë Livingstone.
Megjithëse kërkimi u bazua te folësit e anglishtes në Amerikën Veriore, fokusi i lëvizjes së kokës krijon mundësinë për studimin e komunikimit emocional në kontekste të gjuhëve të ndryshme të folura.
Ideja për studimin lindi në një pub të zhurmshëm. “Një natë, në Montreal isha në një bar me kolegët e mi të laboratorit”, shpjegon Livingstone. Muzika ishte shumë e lartë dhe një koleg filloi të më fliste, nuk po e dëgjoja se çfarë po thoshte, por e dija që ishte entuziast. Papritur e kuptova se mënyra se si ai po e lëvizte kokën, po më tregonte shumë për atë që po thoshte.
Zbulimet mund të aplikohen edhe në situata kur zëri nuk është i mundur, si për shembull në njohjen automatike të gjendjes emocionale te turmat apo te njerëzit me probleme dëgjimi.
Ndërsa Livingstone pranon se më shumë kërkime duhen bërë, ai shpreson se ndoshta një ditë, kjo mund të ketë zbatime klinike.
Ai gjithashtu mendon se kuptimi i lëvizjes së kokës në komunikimin joverbal, mund të ndihmojë kërkuesit të ndërtojnë robotë më të mirë humanoidë. Por zbulimi tregon se komunikimi joverbal mbetet më kompleks sesa mendohej dikur.
“Fakti që njerëzit kur flasin bëjnë lloj-lloj lëvizjesh koke, mund të ofrojë një të panjohur të re”, thotë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Largoni njollat e vajit në rroba me dy përbërës shtëpiake

Si të mbani shtëpinë pa miza gjatë verës, pa kimikate por me një përbërës natyral

Çfarë do të thotë kur dridhet qerpiku i djathtë i syrit e çfarë i majti
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi

Dashi - Horoskopi vjetor për 2025: Po vjen një ndryshim që do të ndryshojë gjithçka nga themeli

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Gjesti befason me deklaratën në Big Brother VIP Albania: Unë vet e kam bërë punën që të më goditë dikush

I qeshur dhe duke bërë shenjën e grushtit - Jozi shfaqet në një tjetër video mes miqsh në Tiranë

Atentat me katër të plagosur në Tiranë, mes tyre dy të mitur

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Meloni takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë - italiania befasohet nga furia e gazetarëve

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq