Është normale që në urinë të gjenden sasi të vogla të proteinave. Është e pritshme që proteinat të shfaqen për shkak se veshkat punojnë më shumë tash kur ju jeni shtatzënë.
Dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
Gjatë shtatzënisë organizmi person shumë ndryshime. Edhe veshkat pësojnë ndryshime bile edhe gjatë një shtatzënie normale: veshkat filtrojnë gati dyfish më shumë se normalisht, shtypja e gjakut ulet për 10 mmHg (për shkak se progesteroni bën që të relaksohen muskujt e enëve të gjakut), rrugët urinare (ureterët dhe pelvisi renal) zgjerohen gjë që bën që urina të qëndrojë për një kohë më të gjatë në organizëm dhe rritet rreziku për infeksion të traktit urinar, rritet madhësia e veshkave për 1-1.5 cm.
Këto ndryshime shfaqen maksimalisht në fund të tremujorit të dytë, kurse më pas fillojnë të kthehen siç kanë qenë përpara shtatzënisë (ndryshimet anatomike nuk tërhiqen edhe deri në tre muaj pas lindjes).
Prania e proteinave në urinë mund të tregojë poashtu se në organizmin tuaj ka një infeksion. Ekskretimi i proteinave në urinë rritet gjatë shtatzënisë, por asnjëherë në vlerë më të madhe se 300 mg/ditë.
Për këtë arsye rekomandohet që në vizitat antenatale edhe nëse nuk keni asnjë shqetësim mjeku ju rekomandon që të bëni testin e urinës dhe nëse në urinë do të ketë proteina dhe baktere atëherë do të duhet të merrni ndonjë antibiotik.
Antibiotiku zgjidhet në bazë të antibiogramit dhe normalisht duhet të jetë i sigurt dhe i parrezikshëm për ju dhe për beben tuaj.
Duhet ta keni parasysh se testimi për proteinuri (prezencën e proteinave në urinë) është një test rutinë që duhet të bëhet në secilën vizitë antenatale. Vlera e proteinave në urinë mund të caktohet si negative (domethënë nuk ka proteina në urinë) ose pozitive që do të thotë se ka proteina në urinë dhe kjo pastaj mund të kategorizohet si një plus, dy plusa ose tre plusa (+, ++ ose +++).
Varësisht nga proteinuria mjeku mund t’ju rekomandojë që të takoheni edhe më shpesh për të përcjellur se a po shtohen proteinat në urinë.
Duhet të tregohet një kujdes shumë më i shtuar nëse proteinat shfaqen në gjysmën e dytë të shtatzënisë. Nëse proteinuria shfaqet në këtë fazë të shtatzënisë kjo është shenjë se është duke u zhvilluar një çrregullim jashtëzakonisht i rrezikshëm i shtatzënisë që quhet preeklampsia . Gjatë preklampsisë rritet shtypja e gjakut gjë që ndikon në funksionin e veshkave.
Veshkat mund të mos punojnë si duhet dhe proteinat të cilat normalisht duhet të qëndrojnë në gjak, pasi që janë molekula të mëdha dhe nuk e kalojnë filtrin e veshkave, atëherë ato kalojnë në urinë.
Nëse në urinë do të ketë proteina dhe nëse shtypja e gjakut është e lartë, atëherë do të duhet që gjendja juaj të përcillet me shumë kujdes. Duhet të bëhet analiza e gjakut, faktorët e mpiksjes së gjakut, analizat të cilat tregojnë funksionin e mëlçisë dhe të veshkave.
Mund të ndodhë që një shtatzënë të mos ndjejë asnjë shqetësim, por për shkak të pranisë së proteinave në urinë mjeku i rekomandon që të shtrihet në spital. Gjatë qëndrimit në spital do të caktohet sasia e proteinave e cila ekskretohet në urinë gjatë 24 orëve si dhe do të bëhen analizat e sipërshënuara.
Varësisht nga gjendja e shtatzënës atëherë bëhet plani se si do të menaxhohet shtatzënia në ditët ose javët në vijim.
Shenjat e preeklampsisë të cilat shfaqen në gjysmën e dytë të shtatzënisë janë: problemit me të pamurit, enjtja e përnjëhershme e duarve, këmbëve ose fytyrës, kokëdhembja e shoqëruar me të vjellura, dhimbja nën brinjë dhe nëse shtatzëna nuk e ndjen veten mirë.
Këto shenja mund të shfaqen shumë shpejt, prandaj është shumë me rëndësi që për secilin shqetësim që keni të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Edhe ju që i urreni sandalet, me siguri do i adhuroni këto që veshi Kendall Jenner

Nëse fëmija yt është i fiksuar me dinozaurët, kemi një lajm të mirë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Si të aplikoni konturat nëse keni fytyrë rrumbullake?

Nëse partneri juaj ka këto tipare, ai është i papjekur

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët