Këtë javë, një qark i Nju Jorkut ka deklaruar se i ka ndaluar të gjithë fëmijët e pa vaksinuar nga të gjitha hapësirat publike pas rritjes më të madhe të numrit të rasteve me fruth në dekadat e fundit.
Sipas CDC-së (qendrës për Parandalim dhe Kontrollim të Sëmundjeve0, më shumë se 180 raste të fruthit janë konfirmuar së fundmi nga qyteti i Nju Jorkut, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët e Rockland kanë theksuar rëndësinë e vaksinimit të fëmijëve, duke u bërë thirrje të gjithë prindërve ta bëjnë këtë.
Por, si funksionojnë vaksinat dhe çfarë rreziqe sjellin fëmijët e pa vaksinuar?
Më poshtë keni gjithçka çfarë duhet të dini.
Si funksionojnë vaksinat?
Qëllimi i vaksinave është ta ndihmojë trupin të prodhojë antitrupa të cilët mund t’i luftojnë sëmundjet.
Kur një person vjen në kontakt me një sëmundje, nëse është vaksinuar kundër asaj sëmundje, sistemi i tij i imunitetit duhet të jetë i aftë ta njeh atë sëmundje dhe t’i prodhojë antitrupat që nevojiten për ta zhdukur shpejt atë.
Disa vaksina janë më efikase sesa tjerat.
p.sh., vaksina MMR, e cila na mbron kundër fruthit, virusit të shytave dhe rubeolës, i furnizon pacientët me 90% mbrojtje kundër sëmundjeve pas vetëm një doze.
Në anën tjetër, vaksina tifoid, të cilën e marrin individët kur udhëtojnë te shtetet që kanë rrezik të lartë të tifoidit dhe hepatitit A, i furnizon pacientët me rreth 70% mbrojtje për rreth tri vjet.
Cilat sëmundje janë eliminuar për shkak të vaksinave?
Shumë sëmundje janë eliminuar falë vaksinave. Në shekullin e 20-të, rreth 300 milionë njerëz kanë vdekur nga lija.
Në vitin 1980, ishte deklaruar se lija është eliminuar thuajse krejtësisht, ku rasti i fundit i njohur ka ndodhur në Somali në vitin 1977.
Sëmundjet tjera të cilat janë në rrugë për t’u eliminuar krejtësisht për shkak të vaksinimit janë polio, kolla e keqe dhe meningtisi C.
Cilat janë rreziqet e fëmijëve të pa vaksinuar?
Rreziku kryesor për një fëmijë që nuk është vaksinuar është se do të ketë rrezik më të lartë të diagnostikohet me sëmundje të dëmshme.
Pasi që trupat e fëmijëve të pa vaksinuar nuk prodhojnë mjaftueshëm antitrupa për t’i luftuar sëmundjet, edhe jeta e tyre mund të jetë në rrezik.
Megjithatë, nuk është vetëm shëndeti i tyre arsye për t’u brengosur, por edhe mirëqenia e njerëzve përreth.
Nëse një fëmijë i pa vaksinuar diagnostikohet me ndonjë sëmundje, ata kanë më shumë rrezik ta shpërndajnë te tjerët që nuk janë vaksinuar.
Kjo përfshin edhe individët që nuk kanë mundur të vaksinohen si pasojë e problemeve të ndryshme shëndetësore, ose tek individët që janë shumë të vegjël për injeksione.
Por, ekziston edhe një mundësi e vogël se edhe ata që janë të vaksinuar mund të sëmuren kur ekspozohen ndaj një virusi të caktuar.
Vaksinimi për momentin i parandalon mes 2-3 milionë vdekje në vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Përse disa të rritur vendosin të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre?
Dy arsyet kryesore se përse disa prindër vendosin të mos i vaksinojnë fëmijët janë vetëkënaqësia dhe mungesa e vetëbesimit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë së fundmi e ka konsideruar lëvizjen e anti-vaksinimit si një prej kërcënimeve më të këqija me të cilën përballet njerëzimi në vitin 2019.
Ky paralajmërim ka ardhur pas rritjes prej 30% të numrit të rasteve me fruth anë e mbanë botës, duke përfshirë edhe disa shtete ku sëmundja pothuajse ishte zhdukur fare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nëse keni dhjamë të tepërt në kofshë dhe ijë: Bëjeni këtë dhe shtresat do të zhduken brenda një kohe të shkurtër

Tre gjëra që nuk duhet të bëni kurrë pas ndarjes
Amal dhe George Clooney kanë mënyrën më të çuditshme për të rritur fëmijët e tyre

Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Zbuloni çfarë thotë ky studim për njerëzit që flasin shpesh në telefon me mamin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës