Arinjtë e murrmë të Evropës janë një specie e mbrojtur. Por ata – krahas ujqërve dhe rrëqebullit – po përballen gjithnjë e më shumë nga kërcënimi i gjuetarëve.
Oreksi për vrasjen e mishngrënësve të mëdhenj është rritur ndërsa popullatat e ujqërve dhe arinjve janë rritur, disa sulme të arinjve janë bërë tituj dhe politikanët kanë vënë në shënjestër ligjet që i rikthejnë ata nga pragu i zhdukjes.
Siç vënë në pah mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Suedia ka lëshuar leje për të vrarë 486 arinj të murrmë, rreth 20%, këtë sezon gjuetie, që zgjat deri në mes të tetorit. Në vitin 2023, vendi kreu vrasje rekord të rrëqebullit dhe ujqërve.
Ndërkohë deputetët e Rumanisë votuan në korrik për të dyfishuar kuotën e saj të gjuetisë nga 220 arinj të murrmë në 481.
Në Sllovaki, ku një ari u filmua së fundmi “i inatosur” nëpër një fshat, ligjvënësit votuan në qershor për të lejuar gjuetinë pranë fshatrave në kushte të caktuara.
Por në korrik, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se vrasjet e fundit të ujqërve në Austri dhe Spanjë ishin të paligjshme.
Më herët gjatë vitit, Zvicra u përball gjithashtu me sfida ligjore për propozimin e saj për të vrarë 70% të popullsisë së saj të ujqërve.
Kështu, debati rreth gjuajtjes së specieve të mbrojtura ka provokuar një zemërim të tillë mes fermerëve, gjuetarëve dhe ata për ruajtjen e tyre, saqë ka arritur deri në nivelet më të larta të burokratëve në Bruksel.
Si pasojë, Komisioni Evropian, po kërkon të ulë statusin e mbrojtjes së kafshës.
Siç kujtojnë mediat, ujqërit u vranë në pjesën më të madhe të Evropës në shekullin e 19-të dhe të 20-të, por filluan të rikthehen në vitet 1970 ndërsa njerëzit u zhvendosën nga fshatrat në qytete, dhe më vonë qeveritë mbrojtën kafshët dhe habitatet e tyre.
Një ndryshim i ngjashëm ndodhi me arinjtë e murrmë dhe rrëqebujt, me konservatorët që i rivendosën në rajone nga të cilat ishin zhdukur.
Dhe kontinenti tani është shtëpia e gjashtë llojeve të mishngrënësve të mëdhenj dhe BE-ja ndalon vrasjen e tyre, me disa përjashtime – për shembull nëse ato paraqesin rrezik për publikun.
Por shkalla dhe shpejtësia e kthimit të tyre – mendohet se ka më shumë se 20,000 ujqër dhe 17,000 arinj në Evropë – ka çuar gjithnjë e më shumë në konflikte me njerëzit.
Andaj, lobet e fermerëve dhe gjuetisë kanë kërkuar të zvogëlojnë numrin e pengesave të nevojshme për t’i vrarë ata pasi kafshët kanë zgjeruar territorin e tyre dhe kanë sulmuar njerëzit dhe bagëtinë.
Ndryshe, pamjet e një ariu që lëviz nëpër rrugët e një qyteti të vogël sllovak tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare në mars, me pesë të plagosur në sulm.
Kështu ndodhi edhe me vdekjen e një alpinisti bjellorus, i cili vdiq duke ikur nga një ari një ditë më parë.
Sulmet nxitën një ndryshim në ligj për t’i lejuar shërbimet sllovake të sigurisë që të gjuanin arinjtë e murrmë që ndodhen brenda gjysmë kilometri nga një vendbanim njerëzor.
Disa muaj më vonë në Rumani, vdekja e një alpinisti 19-vjeçar nga duart e një ariu bëri që kryeministri t’i thërriste ligjvënësit nga pushimet verore për një seancë urgjente në të cilën ata votuan për të vrarë më shumë arinj.
Kështu, çështja është bërë “ushqim” për partitë populiste që kërkojnë votat rurale, me politikanët që sulmojnë Brukselin për “rrezikimin e fëmijëve të tyre dhe braktisjen e fshatrave”.
Dhe aktivistët mjedisorë vënë në dyshim nëse politikat e përgjithshme për të vrarë kafshët do të bëjnë shumë për të shmangur konfliktet me njerëzit dhe kanë kërkuar masa për të promovuar bashkëjetesën paqësore që variojnë nga gardhet dhe qentë roje deri te fushatat ndërgjegjësuese për vizitorët.
Në anën tjetër, shkencëtarët nuk janë ende të shqetësuar nga popullsia e ujqërve në të gjithë kontinentin, por kanë paralajmëruar se vrasja e ujqërve në vendet me popullsi të vogël mund të jetë katastrofike.
Shkatërrimi në shkallë të gjerë mund të vendosë popullsinë e këtyre grabitqarëve nën nivelet lokale të mbijetesës, paralajmërojnë ata. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Opozita e Grenlandës fiton zgjedhjet e dominuara nga pavarësia dhe Trump

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët